• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndërtesat mbi 50-vjeçare…”/ Transporti falas, Veliaj ironizon opozitën: Ide populiste, kjo është si ajo puna e Nastradinit

by Java News
12/04/2023 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se sot të gjithë studentët në Tiranë e kanë transportin falas. Në një intervistë për Klan News, Veliaj e krahasoi premtimin e kandidatit të opozitës për transport falas për të gjithë me historinë e nastradinit. Duke e cilësuar atë të parealizueshëm në praktikë, Veliaj tha se nuk mund të premtosh njëkohësisht edhe të ulësh taksat, por edhe të rrisësh shpenzimet.
“Ishte njëherë Nastradini dhe kishte një gomar. Një ditë pati një ide brilante dhe tha: Po sikur të mos i jap unë ushqim këtij gomari çfarë ndodh? Ky eksperiment i eci mirë nja 30 ditë. Tek dita e 30 i ngordhi gomari dhe nuk kuptonte dot se si një gjë që i funksionoi 30 ditë shumë mirë, si lloci tek dita e 30-të. Kjo është në nivelin e një barsolete. Sot ka transport falas. Studentët sot e kane falas; pra për atë që e bëri per studentët falas, si mendon? Nuk na shkoi mendja që të bëhej falas për të gjithë? Por është e parealizueshme”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shpjegoi arsyet se përse premtimi për transport falas në kryeqytet është i parealizueshëm. “Së pari, ti do e marrësh nga taksimi i përgjithshëm që do të thotë: sot 17% e njerëzve udhëtojnë me autobus; 83% nuk udhëtojnë me autobus, 51% ecën në këmbë, 4% me biçikletë dhe pjesa tjetër me makinë. Pra ti po i thua dikujt që po përdor biçikletën, që do të taksoj për një shërbim që nuk e merr dhe ti do i thuash dikujt që thotë, more unë eci në këmbë se kam vetëm një stacion. Pra do e marrësh nga taksimi i përgjithshëm se ato taksat nuk janë një gjë abstrakte. Po si do subvencionosh vetëm biletën? Po llogaritë në banka? Po këta që duhet të paguajnë kreditë e autobusit? Një autobus kushton sot 200-250 mijë euro dhe i përdorur. I riu shkon edhe 500 mijë euro nëse do bësh elektrik. 400 autobusët e Tiranës janë 100 milionë euro që ditën e pare”, tha ai.

Veliaj akuzoi opozitën për populizëm ndërsa tha se edhe në Amerikë transporti nuk është falas. “Ajo që ne duhet të kuptojmë është që per studentët autobusi eshte falas. Kjo puna e gënjeshtrave në Amerikë është si ato rrëshqitëset e kalamajve, po i hoqe duart nga rrëshqitësja nuk ndalon deri sa të shkosh në fund. Pra, këta i kanë lëshuar duart tek populizimi. Si i kurseke njeriut 52 mijë lekë, kur abonoja e përgjithshme për të gjithë linjat është 16 mijë lekë të vjetra? Ndërkohë që aboneja vetëm për një linjë është 9 mijë lekë, ndërkohë që studentët e kanë falas. Po kaq mund të mbajë sistemi. Pra, në këtë fazë do bëhemi si gomari i Nastradinit. Do themi mirë, mirë na zgjati 30 ditë, po pastaj?”, deklaroi Veliaj.

Ndërtesat mbi 50-vjeçare, Veliaj: Pasaportë sigurie për çdo godinë, nuk bëhet fjalë për të prishur banesa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi projektvendimin për auditimin e pallateve të vjetra mbi 50-vjeçare. Në një intervistë për Klan News, Veliaj tha se ky vendim nuk ka lidhje me prishjen e këtyre ndërtesave, por me skanimin dhe krijimin e një pasaporte sigurie për çdo godinë.

“Këtu bëhet fjalë për të bërë një analizë të pallateve sidomos të atyre të ndërtuara me punë vullnetare, 60-70 vjeç, për të ditur ku kemi nevojë për përforcime. T’ju jap një shembull, me pallatin që është te Partizani panjohur, te ish-kinema Partizani, pallat i vjetër, por u pa që kishte nevojë vetëm për përforcim kolonash. Ne bëjmë një rrethim me fije çeliku, betonohet, qartazi duhet të hyjmë në çdo kat që të betonohet dhe nuk u prish pallati. Pra, këtu bëhët fjalë të bëhet një skaner të çdo pallati dhe si çdo qen e çdo mace ka pasaportë duhet të ketë edhe një pallat njerëzish. Në bazë të këtyre ndërhyrjeve diku do të duhet të bëjmë përforcim, diku do të duhet të bëjmë një mur mbajtës, kur katet e pare lokalet i kanë ndërruar. Bëhet fjalë për të ndihmuar njerëzit, bëhet fjalë për nder, jo për qeder. Nuk kemi asnjë rast që duhet shembur që ne nuk e kemi tashmë të certifikuar për shembje prej tërmetit. Këtu bëhet fjalë për t’i paraprirë gjërave që do të vijnë. Është më mirë ta parandalosh një sëmundje se sa ta luftosh. Bëhet fjalë për t’i dhënë çdo pallati të ndërtua para 50 vitesh e sipër një pasaportë e të themi: ka këto cene, dhe po të ndërhyjmë mund ta shërojmë këtë organizëm prej betoni”, tha Veliaj.

Next Post
Sondazhi/ Qytetarët e Tiranës kundër projektit të Këlliçit për transport falas: Kushton shumë

Sondazhi/ Qytetarët e Tiranës kundër projektit të Këlliçit për transport falas: Kushton shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In