Hoteli i çuditshëm Ryuguong i Koresë së Veriut, 105 kate, më në fund do të fillojë të presë mysafirë, pas 3 dekadash ndërtimi, transmeton koha.net.
Kjo ndërtesë e shëmtuar që duket si piramidë, ka filluar aq shumë vite më parë të ndërtohet, sa që gjyshi i Kim Joug-ut, Kim II-sung ishte lider i shtetit.
Hapja e hotelit ishte planifikuar që të hapej në vitin 1989, por ishte ndaluar së ndërtuari, pas rënies së aleatëve kryesorë dhe mbështetësitë financiar, Bashkimin Sovjetik.
Situata e vështirë ekonomike që pasoi, së bashku me korrupsionin e kriminalitetin, ka bërë që ndërtimi i tij ka ndaluar, transmeton koha.net.
Në atë kohë, brendi Esquire kishte emërtuar këtë hotel si “ndërtesën më të shëmtuar në historinë e njerëzimit” duke fituar nofkën e çuditshme si “Hoteli i kiametit”.
Por tani dritat janë vërejtur në qiellgërvishtësin 330 metra të gjatë, dhe besohet se do të filloj të mirëpres vizitorë për herë të parë, përgatiti Koha. (b.an)