• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërsa nazistët grekë shkojnë në burg, helmi i tyre vijon të qarkullojë i lirë

by Java News
17/10/2020 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dënimi i udhëheqësve të Agimit të Artë – partisë së vetme që ishte haptazi neonaziste me prani parlamentare që nga vitet 1940 – përbën një fitore kundër ekstremizmit të djathtë në Europë. Por ndërsa udhëheqësit e partisë po dërgohen në burg, idetë, metodat dhe urrejtja që ata kanë ndaj demokracisë parlamentare po bridhte lirshëm në rrugë në uniformat e policisë, duke terrorizuar rrugët.

Nga Yanis Varoufakis

Shtatë tetori ishte një ditë e mirë për demokratët. Gjykata greke e Apelit la në fuqi dënimet për udhëheqësit e Agimit të Artë, partisë haptazi naziste që kishte fituar mandate në parlament që nga vitet 1940, nën akuzat e vrasjes, dëmtimeve të rënda trupore dhe drejtimit të një organizate kriminale. Një turmë prej 20 mijë athinasish festoi jashtë gjykatës.

Festimet tona zgjatën për saktësisht 400 sekonda para se policia të na shpërndante me gaz lotsjellës. Duke vuajtur për të marrë frymë, bashkëshortja ime dhe unë u përpoqëm të bashkoheshim me qindra të tjerë po po përpiqeshin të shpëtonin përmes një rrugice që të shpie te Mali Likabetus. Një duzinë forcash policore speciale ishin aty, duke hedhur gaz lotsjellës mbi turmën që po largohej. Unë iu luta komandantit të tyre të ndalonte. “Nuk ka kuptim të hedhësh gaz ndaj njerëzve që po përpiqen të shkojnë në shtëpi,” i thashë qetësisht. Ai më shau. Kur unë i tregova kartën e identitetit si deputet, ai m’u përgjigj: “kjo është një arsye tjetër që të të shkërdhej ty.”

Dënimi i udhëheqësve nazistë të Greqisë është një fitore vendimtare ndaj rilindjes së ekstremizmit të djathtë të Europë. Por ndërsa ata po dërgohen në burg, idetë, mjetet dhe urrejtja e tyre ndaj demokracisë parlamentare vijon të gjendet te uniformat e policisë, duke terrorizuar rrugët.

Një javë më vonë, një oficer i çështjeve të brendshme i policisë më intervistoi mua, si pjesë e një hetimi të nisur nga dëshmia ime. Unë nuk isha në gjendje të dalloja fytyrën e policit që më sulmoi, për shkak se mezi po merrja frymë e sytë më digjnin kur ndodhi incidenti. Por unë dallova një gjë: pamja e urrejtësit të qetë në sytë e tij – një pamje që më rikujtoi mua Kapnias, një hetues i trajnuar dikur nga Gestapo.

Unë takova Kapnias më 1991. E pashë për herë të parë ndërsa qëndronte pranë dhive të veta në një fermë në Peloponezin e Jugut ku jetonte me të shoqen, Yiayia Georgia, të cilën unë po e vizitoja për arsye familjare, jeta e së cilës meriton të jetë fokus i ndonjë kryevepre të ndonjë dramaturgu të talentuar. Megjithëse reputacioni i Kapnias i paraprinte atij vetë, unë nuk isha i përgatitur për qetësinë e ftohtë me të cilën ai mund të të mikpriste.

Pasi zura vend në dhomën e gjumit që Georgia e kishte përgatitur bukur, dhe pasi u prezantova me ta, kërkova leje për veten dhe ika për te një qytezë aty pranë për t’u takuar me një mik të zonës. Kur u ktheva në fermë, shumë pas mesnatës, po dëgjoja gërhitjen e Kapnias në distancë dhe disa mace në afsh. I lodhur, u nisa për në krevat. Dhe gjeta dy libra në jastëk.

Njëri ishte Kujtimet e një kryeministri. Autori: kryeministri i fundit i diktaturës fashiste të rinisë time, një kukull i emëruar nga një brigadier që e dërgoi juntën neofashiste më thellë në territorin neonazist pas masakrës ndaj studentëve të 17 nëntorit 1973. Libri i dytë ishte një edicion i vogël me veshje lëkure, në gjendje shumë të përdorur, të Mein Kapmf, publikuar në Gjermani më 1934. Materjale për orën e gjumit për të tronditur një vizitor majtist, supozova unë, kortezi e një fermeri gjysmë analfabet që përpiqej të jepte një mesazh.

Si adoleshent, Kapnias kishte qenë një i “paprekshëm” punëtor ferme i lidhur me babanë e Georgias, i cili ishte si një lloj fisniku në një fshat malor. Gjatë pushtimit Nazist, babai i Georgias punoi si ndërlidhës mes shërbimeve sekrete britanike dhe partizanëve të majtë të zonës, duke sabotuar në unison brigadën e Vehrmahtit që vepronte aty pranë si dhe disa toga ushtarësh italianë. Georgia, bukuria e zonës, ra në dashuri dhe u martua në mënyrë sekrete me një nga partizanët. Në kuadër të një lufte të egër, dy fëmijë u lindën nga çifti i lumtur.

Ndërkohë, Kapnias, varfanjaku adoleshent, u lidh me anën tjetër: ai u bashkua me një njësi paraushtarakësh grumbulluar nga Gestapoja e zonës dhe u dërgua në Kretë për trajnim në artet e errëta të hetimit dhe kundër-sabotazhit. Aty ishte ai Hansi, instruktori i tij, që i dha kopjen me kapakë lëkure të Mein kampf.

Ndërsa gjermanët u tërhoqën, Greqia u zhyt në një luftë civile të tmerrshme. Aleatët u kthyen kundër njëri-tjetrit, vëllai kundër vëllait, vajza kundër babait. Bashkëshorti partizan i Georgias e gjeti veten duke luftuar kundër ushtrisë kombëtare që britanikët e mbështesnin dhe për të cilën babai i saj, pasi kishte besimin e britanikëve, ishte bërë i fuqishëm i zonës. Brenda dy vjetësh bashkëshorti partizan i Georgias u vra nga trupat me të cilët po punonte i ati. Për ta plotësuar tragjedinë, shokët e bashkëshortit të saj vranë babanë e saj. E mbetur e ve nga nacionalistët e të atit dhe jetime nga partizanët e të shoqit, Georgia u la në varfëri me dy fëmijë të vegjël.

Ky ishte rasti i Kapnias. Pasi bëri tranzicionin nga paraushtarakët e organizuar nga Gestapo te xhandarmëria vendëse, ai tashmë ishte në pozicion për të marrë hak ndaj klasës së lartë në universin e tij të vogël thuajse-feudal. Ai iu afrua Georgias me një propozim: “Nëse martohesh me mua, unë do të ndaloj grupin tim të sulmojë tokën tënde dhe farën tënde komuniste.” Duke besuar se nuk kishte alternativë por të pranonte, Georgia nuk gjeti kurrë rehati deri në vdekjen e saj më 2012.

Kur unë e takova atë më 1991, supozoja se figura si Kapnia ishin relike që do të zhdukeshin me kalimin e kohës. E kisha gabim. Një ndjenjë disfate të përhershme, mungese shprese dhe poshtërimi të gjithëpërhapur krijon një mjedis në të cilin ADN-ja e fjetur e Nazizmit rizgjohet. Sapo shoqëria greke u zhyt në poshtërimin tërësor pas falimentimit të shtetit tonë më 2010, një gjeneratë e re nazistësh, me pamjen e Kapnias në sy, zuri vendi e tyre në parlament. Tani, shumica e tyre janë në burg për krime të neveritshme. Por ajo pamje vijon të jetë në sytë e shumë të tjerëve dhe jo të gjithë ata janë me uniformë.

Project Syndicate. As Greek Nazis Go to Prison, Their Poison Runs Free

Next Post
‘Arritje të konsoliduara në fushën e teknologjisë, programacionit dhe përmbajtjes’/ Komisioni Evropian vlerëson RTSH

'Arritje të konsoliduara në fushën e teknologjisë, programacionit dhe përmbajtjes'/ Komisioni Evropian vlerëson RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In