Drejtori i Institutit të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci paralajmëroi se kjo do ishte javë e vështirë për amerikanët por duket se ka ndryshuar qëndrim.
Sipas tij bilanci i viktimave mund të shkojë deri në 60 mijë dhe jo siç parashikoi në Shtëpinë e Bardhë 100- 200 mijë viktima nga COVID-19.
Edhe pse në SHBA po shënohet rekord jo vetëm sa i përket numrit të viktimave por dhe të infektuarve Faucy thotë se masat e SHBA po japin ndikimet dhe priten edhe rezultatet.
/a.r