Një person gjeti vdekjen pas shpërthimit në një objekt në rikonstruksion në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar edhe 2 të tjerë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia e Shtetit në informacionin e saj tha lidhur me shpërthimin e transformatorit në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës se të lënduarit, dhe viktima janë punonjës të firmës së rekonstruksionit ku ndodhi shpërthimi.
Qe ne fillim u raportua se 3 punetoret Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku mbetën të plagosur nga shpërthimi dhe u trasportuan ne spitalin e traumes.
Njeri nga keta kishte djegie te medha dhe gjeti vdekjen pak pas mberritjes ne spital nderkohe qe dy te tjeret jane ne spital, per mjekim.
g.kosovari