Diplomati austriak, ish zëvendës-emisari i OKB-së në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur sot, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.
Ai ka qenë pjesë e ekipit të misionit të Marti Ahtisarit në bisedimet që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Rohan.
“Kemi humbur sot Albert Rohanin, një ndër gjigantët e diplomacisë europiane dhe një ndër paqebërësit më të mirë për Ballkanin. Ai do të kujtohet për aftësitë e tij të dallueshme diplomatike dhe intelektuale nga të cilat unë kam mësuar shumë përgjatë viteve rreth artit të negocimit”, ka thënë Hoxhaj në Twitter.