Një 77-vjeçar italian ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë, në plazhin e Çentralit. Sipas informacioneve, dyshohet se i moshuari se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.d