Mjeku pediatër Idajet Deda, 67 vjeç, nga Kavaja ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Raportohet se mjeku kishte kaluar Covid-19 dhe ishte negativizuar pas tamponeve të kryera.
Deda ka qenë mjek pediatër, ndërsa mësohet se pas kalimit të virusit ka pasur probleme pulmonare.
Për rreth 20 ditë, mjeku ka marrë kujdes shëndetësor në një spital privat.