• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërron jetë i riu që mbeti i plagosur në aksidentin e 6 shtatorit në Vlorë

by E S
18/10/2025 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndërruar jetë i riu që një muaj e gjysmë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi më 6 shtator, në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Fushë-Dukatës.

Sipas burimeve i riu, i cili ishte plagosur rëndë në përplasjen mes dy automjeteve, kishte kaluar një periudhë të gjatë trajtimi në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas daljes nga spitali, ai kishte zhvilluar infeksione në plagët e marra gjatë aksidentit, gjë që e çoi në përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore. Mësohet se pavarësisht ndërhyrjes urgjente mjekësore dhe transportimit të tij sërish drejt spitalit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në mesnatën e 6 shtatorit, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, në fshatin Dukat Fushë. Një automjet tip “Audi” ishte përplasur me një tjetër “Fiat”, duke shkaktuar katër të plagosur, mes tyre edhe 21-vjeçarin që humbi jetën pas disa javësh.

Policia bëri me dije se nën hetim është vënë drejtuesi i “Audit”, Fadil Bodo, 22 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë shkaktar i përplasjes për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe pasagjerët Flavio Qepi, 20 vjeç, dhe D.K., 21 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë, si dhe drejtuesi i “Fiatit”, Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës më 6 shtator thuhej:

“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum–Himarë, automjeti tip ‘Audi’, që drejtohej nga shtetasi F. B., 22 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e ‘Audit’, shtetasit F. Q. dhe D. K. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”

Hetimet vijojnë Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej automjeteve. Policia dhe Prokuroria e Vlorës po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që mori një jetë të re.

Next Post
Kosovë, 30 mijë pako me votat e diasporës mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale

Kosovë, 30 mijë pako me votat e diasporës mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In