• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërrimi i mërzitshëm i viteve

by Java News
03/01/2017 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Unë kam pasur një arsye më shumë që ndërrimi i viteve këtë herë të më duket i mërzitshëm. Gjatë vitit që shkoi u nda nga jeta miku im më i ngushtë dhe gazetari i njohur Andrea Stefani. Po në dhjetor u nda nga jeta edhe Bujar Lako, të cilin e njihja dhe kisha ndenjtur disa herë me të, por e çmoja shumë si artist dhe si njeri. Gjithmonë kam menduar se vdekjet në dhjetor janë më të trishtuarat dhe më të dhimbshmet, sepse ato shenjojnë me tisin e tyre të zi festat që vijnë pas. Kur të gjithë përgatiten të gëzohen dhe të jenë bashkë, ata që kanë humbur të dashurit e tyre në dhjetor, e ndiejnë më shumë dhimbjen dhe peshën që ka vdekja. Ndaj vdekjet në dhjetor janë më të përzishmet.

Mirëpo viti 2016, siç u përmend edhe këto ditë në të gjitha mediet botërore, ishte në shumë drejtime një vit tragjik, i mbushur me atentate, më sulme terroriste dhe me vdekje artistësh. Si për ta përmbyllur këtë paradë të dhimbshme vdekjesh, natën e ndërrimit të viteve, në Stamboll, në një nga lokalet më luksoze të atij qyteti, ndodhi masakra e fundit dhë humbën jetën të rinj dhe të tjerë njerëz të moshave të ndryshme dhe të kombësive që ne europianët i shohim si të largëta. Simbolika e atij krimi në Stamboll ishte e shumëfishtë. Aty të rinjtë nga shumë vende të botës ishin mbledhur të argëtoheshin sipas stilit perëndimor, në një disko. “Reina” ishtë simboli i gëzimit të jetës me ato kënaqësi që zakonisht u vishen vendeve perëndimore, si rrok, alkool e kërcime deri natën vonë në qytetin që ndan Lindjen me Perëndimin. Në pamje të parë duket se vdekja që na ka ndjekur këtë vit po shenjohet nga përplasja e egër mes atyre që kanë si kult vdekjen dhe terrorin dhe atyre që kanë si kult gëzimin në këtë jetë të shkurtër.

Mirëpo, nuk është tërësisht kështu. Viti që shkoi ishte viti më i përgjakshëm në Siri. Alepo dhe emigrantët që u mbytën në Mesdhe, treguan se Perëndimi nuk po arrin të qetësojë botën e tronditur nga vdekja. Është e paimagjinueshme se si gjithë bota bëri sehir dhe lejoi masakrën mbi Alepo dhe mbi Siri. Tragjedia që ka përfshirë vendet që ne menduam se do të mbrothësoheshin nga “pranvera arabe”, jo vetëm që nuk u ndal, por të duket se bota po shkon me shpejtësi drejt një lufte pa luftëtarë, drejt një lufte në të cilën askush nuk është i sigurtë, sepse ai që mund të të shkaktojë tragjedi, nuk ka as uniformë ushtarake, nuk është i hipur mbi tank, por mund të jetë një “ujk i vetmuar”, siç thuhet në zhargonin e sigurisë, që mund të shkaktojë një masakër me çfarëdo mënyre dhe me çfarëdo mjeti.

Ballkani dhe ne shqiparët nuk jemi të përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë tragjedi, por pasojat e saj i ndiejmë në mënyrë të tërthortë. Ne vërtet nuk jemi të përfshirë në ndonjë konflikt apo nuk kemi ndierë pasojat e sulmeve terroriste si miqtë tanë turq e francezë, belgë e gjermanë, por ne vetë, më mendjelehtësinë tonë, nuk po arrijmë të shpëtojmë nga lëngata e gjatë e tranzicionit dhe nga vafëria në shpirt e në jetë.

Të mbërthyer nga shpresa se Europa dhe përmbysja e diktaturës do të na sillnin begatinë, ne, në shumë anë, duket se nuk po arrijmë të bindim veten dhe të tjerët se çfarë duam të ndërtojmë në këtë vend. Pa elitë politike, me një klasë të pështirë drejtuesish që kanë si kult konsumizmin banal, ne po ndërtojmë një vend xhephane të Europës ku një palë njerëz që pa asnjë meritë kanë zaptuar institucionet, sillen me këtë vend si me një pashallëk të humbur të Orientit.

Gjithë paradoksi i kësaj që po ndodh këtu te ne është se ata që në drejtojnë na mbushin mendjen se vetëm kështu qeveriset dhe ata që janë në opozitë na çmendin me idotësinë se si nuk duhet të qeveriset. Në vend nuk ka asnjë institucion të pavarur. Qeveria i ka mbërthyer të gjitha për gryke dhe privat e publik janë kthyer në një oligarki të rëndomtë. Ne nuk kemi institucione të pavarura të mendimit, nuk kemi media të lira, kemi vetëm oligarkë turkoshakë që e ndajnë pasurinë publike mes tyre dhe e qeverisin këtë vend me të ashtuquajtura insitucione publike dhe me privatë oligarkë. Nuk ka asnjë kompani apo biznes që të prodhojë dhe të sigurojë sukses i vetëm. Të gjithë marrin paratë publike dhe kryejnë shërbime.

Vendi vërtitet nga një vit i varfër në tjetrin dhe nga një pasunar në tjetrin. Dhe kur vjen ndërrimi i viteve ata që gëzohen janë pak, ata që psherëtijnë janë shumë, por të gjithë duhet t’i mbajnë sytë nga qielli dhe nga qeveria. Nga qielli që të na rrëzojë shi dhe të na lajë nga pluhuri që po na zë frymën, nga qeveria që të në ndritë me fjalë se me vepra as kjo qeveri dhe asnjë qeveri shqiptare nuk e kanë zakon.

Dhe kur ndërrimit të viteve u shtohen edhe vdekjet, atëhere vërtet kjo natë është për t’u harruar.

Next Post
“Mandi i Nishtullës” bëhet si… Vali Corleone (FOTOT)

“Mandi i Nishtullës” bëhet si... Vali Corleone (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

December 22, 2025
VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

December 22, 2025
“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

December 22, 2025
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

December 22, 2025
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

December 22, 2025
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

December 22, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”

December 22, 2025
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

December 22, 2025
Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

December 22, 2025
Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In