Seanca gjyqësore e nisur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Alban Alikos për ngjarjen në Lazarat, është ndërprerë, për shkak se Prokurori ka kërkuar praninë e një psikologu. Sipas Prokurorit, Alban Aliko është 17 vjeç dhe për këtë nevojitet prania e psikologut.
Dy vëllezërit Aliko u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit, në një zonë malore e cila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Ata akuzohen si pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi policinë disa ditë më parë në Lazarat, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Arbjon dhe Alban Aliko nuk bënë rezistencë gjatë prangosjes dhe në momentin e arrestimit ata nuk kanë pasur armë.









