Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se të gjithë të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë ndërprerë grevën e urisë dhe kanë marr ushqimin si çdo herë.
Sipas njoftimit nga kjo Ministri gjendja aktuale brenda kësaj Qendre të Paraburgimit është e qëndrueshme dhe të paraburgosurit janë në gjendje të mirë, transmeton Kosovapress. (b.an)