Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është ndërprerë, dhe shkak për këtë është bërë ikja e energjisë elektrike. Në Bashkinë e Tiranës, ku po diskutohej propozimi i Erion Veliajt për ashpërsimin e gjobave ndaj abuzuesve dhe atyre që ndotin Tiranën, është ndërprerë energjia elektrike.
Prej disa minutash, në fakt energjia elektrike në Bashki mungon, dhe kjo ka bërë që mbledhja e Këshillit Bashkiak të pezullohet. Deri më tani nuk dihet shkaku i mungesës së energjisë elektrike në Bashkinë e kryeqytetit.
Disa prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak kanë lënë edhe ambientet e Bashkisë.









