Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i bëri thirrje qeverisë që të largojë ambasadorin rus dhe t’i bllokohen vizat qytetarëve rusë. Balla tha për mediat se propozime që nuk kanë vlerë as nuk janë pjesë e një strategjie të koordinuar.
Balla tha se agresioni i pajustifikuar rus e ka bëre botën më të bashkuar se kurrë kundër Rusisë.
“Për të gjithë ishte e qartë dhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur. Po aq i qartë ishte dhe vlerësimi i Zelenskyt për mbështetjen e ofruar nga Shqipëria, qoftë në aspektin e prezencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe për prezencën e saj si anëtare e NATO.
Kashtë mbi tjegulla mund të pretendojë të vendos gjithkush, por nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri, apo partnerë, që e kanë mbyllur kapitullin e tyre, të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë as nuk janë pjesë e një strategjie të koordinuar. Agresioni i pajustifikuar rus e ka bëre botën më të bashkuar se kurrë kundër Rusisë.
Të merremi me gjëra serioze dhe jo me tollumbase populiste të ndonjë politikani që koha i ka mbaruar me kohë. Zoti Berisha nuk ekziston për mua.
Në fjalën e kryeministrit Rama keni një përgjigje të saktë për të gjitha hapat që do të marrë. Ne jemi të gjithë me Ukrainën”, tha Balla.
g.kosovari











