• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërprerja e sinjalit të News24, “Fokus Media News”: Avokatura e Shtetit po keqinformon dhe po deformon të vërtetën!

by B K
09/08/2025 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria “Fokus Media News”, që operon News24 dhe pjesë e grupit mediatik Panorama, ka reaguar ndaj deklaratës së Avokaturës së Shtetit, duke e akuzuar atë për keqinformim, shtrembërim të së vërtetës dhe mosnjohje të ligjit.

Në reagimin e saj, “Fokus Media News” sqaroi se ambientet e uzurpuara sot janë pronë e News24 dhe Panorama, me dokumentacion të rregullt pronësie, informacion që është bërë i ditur edhe Avokaturës së Shtetit gjatë proceseve gjyqësore.

Grupi mediatik sfidon Avokaturën që të publikojë ndonjë vendim gjyqësor që urdhëron lirimin e ambienteve, duke e quajtur këtë pretendim “tërësisht të pavërtetë”.

Deklarata

Në përgjigje të Deklaratës për shtyp të Avokaturës të Shtetit, me keqardhje konstatojmë se Avokatura e Shtetit shtrembëron të vërtetën, keqinformon publikun dhe nuk e njeh ligjin.

Së pari, sqarojmë se ambientet që janë uzurpuar sot posedohen nga New24 dhe Panorama me titull dhe ky fakt është i ditur dhe për Avokaturën e Shtetit pasi ju është bërë i ditur në shumë raste, në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit në gjykim.

Së dyti, Avokatura e Shtetit keq citon vendime gjyqësore duke pretenduar se gjykata ka vendosur lirimin e ambientit. KJO ËSHTË TËRËSISHT E PAVËRTETË! Ne sfidojmë avokaturën e shtetit të publikojë një vendim që urdhëron lirimin e ambienteve.

Së treti, Avokatura e Shtetit pretendon se nuk është ndërprerë aktiviteti mediatik, ndërkohë që FAKTI tregon ndryshe. Kayo, në bashkëpunim me Policinë dhe FSHU(OSHEE) kanë ndërprerë në mënyrë të dhunshme transmetimin e aktivitetit mediatik. Këto institucione kanë nxjerrë jashtë me dhunë të gjithë punonjësit dhe nuk lejojnë askënd të vijojë punën.

Theksojmë, dhe Avokatura e Shtetit duhet ta verifikojë këtë fakt, se pretendimi sipas VKM 158/2025 nuk prek ambientet e Grupit mediatik Panorama të cilat edhe pse nuk preken, janë boshtisur, ju është ndërprerë energjia dhe nuk lejohet të funksionojnë.

Avokatura e Shtetit duhet të ketë parasysh se KAYO nuk ka kryer asnjë njoftim apo të ketë shfaqur ndonjë pretendim shkresor të mëparshëm ndaj News24 dhe NUK MUND TË KRYEJË VEPRIME ARBITRATRE, TË DHUNSHME PËR LIRIMIN E GODINAVE, PA NJOFTIM VENDIM GJYQËSOR DHE NJOFTIM PËRKATËS. THEKSOJMË SE KAYO NUK KA KRYER ASNJË NJOFTIM KARSHI NESH.

Shoqëria “Fokus media news’

Next Post
Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele dhe procedurë të përshpejtuar

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele dhe procedurë të përshpejtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In