• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërmarrje dhe politikë: Berluskoni dhe trashëgimia e vështirë

by Ernesto Galli Della Loggia
24/06/2023 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ernesto Galli Della Loggia

Mbas një mirësie e një ëmbëlsie shumë milaneze Silvio Berluskoni fshihte një temperament e një vullnet çeliku. I turbulluar nga mijëra interesa, i pajisur me mijëra jetë e mijëra aftësi, tejet i qëndrueshëm ndaj fatit të keq dhe humbjes, i gatshëm gjithmonë të rifillonte pa dhënë kurrë veten për të mundur: një temperament prej çeliku, pikërisht. Ndërsa Forca Italia, krijesa e tij politike, ka mbetur gjithmonë një parti plastike: mbledhëse e miratimeve të mëdha zgjedhore, sigurisht, por gjithmonë pa aftësinë e vërtetë të jetës së pavarur, pa organe të vërteta të brëndëshme, pa asnjë lloj nyjëzimi territorial për veprimtarinë e të cilit njihej. Pra një krijesë e bindur në duartë e pronarit të saj që kështu e donte gjithmonë. Pikërisht kjo dyfytyrësi – nga një anë cilësia e njeriut dhe jashtzakonshmëria e rolit të tij në ekonomi e nga ana tjetër mangësia e krijesës së tij politike – ndihmon në daljen në pah të kuptimit të pranisë qëndrore të Silvio Berluskonit në historinë e Italisë.

Berluskoni i përket atij rrjeshtimi të sipërmarrësve të mëdhenj, të pajisur me një shpirt gjenial përtëritës që, duke filluar nga vitet Pesëdhjetë të shekullit të shkuar, shënuan hyrjen e Italisë në numërin e Vëndeve të mëdha industrialë bashkëkohorë. Rrjeshtimi i Enrico Matteit, të Giovanni Borghit, të Enzo Ferrarit, të Serafino Ferruzzit, të Michele Ferreros: Kavalieri ishte i asaj race.

Nuhatja e tij dhe fati deshën që fusha kryesore e veprimit në të cilën në një çast të dhënë vendosi të çimentohet qe televizioni, i cili ishte sektori që për arsye të natyrshme politike është më i gërshetuar me jetën publike e prandaj më i afërti me politikën, me interesat e saj pak a shumë të ligjëruara e pra edhe me kundërshtitë e saj. Silvio Berluskoni u gjënd fatalisht i shtrënguar të ketë të bëjë në një masë të madhe me politikën, t’a përdorte atë e të ruhej prej saj. Si pasojë, më 1992-93, me rënien e perdes së rehatëshme të ndërmjetësimit të ofruar për vite nga kraksizmi, ai hyri drejt për së drejti në politikë, për t’u bërë ai vetë një politikan.

Që nga ai çast ndodhia e tij bëhet shëmbullore për shumë gjëra, por veçanërisht për njërën: për mënyrën e qëndrimit kundrejt politikës të atij që vjen nga bota e të vepruarit, të sipërmarrjes. Në fakt, Berluskoni ka qënë një shëmbull përfaqësie i kulturës politike t’asaj bote. Së bashku me të i kulturës politike të një pjesë të mirë të votuesve italianë: të atyre që vërtiten rreth universit shumë të gjërë të sipërmarrjes së vogël, të tregëtisë, të mijëra njerëzve që synojnë të bëjnë pjesë në njërën apo tjetrën. Janë njerëz që në përgjithësi kanë idetë shumë të qarta (e shpesh edhe të drejta) mbi ato që duan nga politka, mbi ato që politika do të ishte mirë të bënte, edhe se pothuajse kurrë mbi mënyrën se si këto gjëra do të mund të bëheshin në të vërtetë.

Në asnjë rast nuk ishin armiq të rendit të ngritur. New York Times i pardjeshëm ka titulluar nekrologjinë e Sivio Berluskonit: “Lamtumirë njeriut që n’a dha Trump-in”. Asgjë më e gënjeshtërt. Kurrë Berluskoni do t’i kishte shtyrë ndjekësit e tij të sulmonin Monteçitorion (prova më e madhe subversive që mund t’i vishet qe disa vite më parë një kor prekës i pesëdhjetë parlamentarëve të Forca Italias përpara Pallatit të drejtësisë së Milanos). Ata që për vite kanë folur përçart për Kaimanin të gatshëm të nxiste harbutërinë për të vënë në hekur e në zjarr Italinë, tani nuk mund të mos njohin lajthitjen e tyre.

Është ky një gabim themelor nëse do të kuptohet çështja e Berluskonit: një gjë është kundërpolitika, një tjetër qëndrimi jashtë saj. E kjo qe veçoria në të cilën ish kryeministri ishte një kampion natyror (duke fituar kështu suksesin që ka patur në njerëzit e zakonshëm). Të gjithë përbërësit e përditshëm të praktikës politike demokratike – që nga grindjet parlamentare tek deklaratat e mbushura me nënkuptime – nuk i thonin asgjë. Por në të vërtetë pak i interesonte, me gjasë ndoshta e mërzisnin edhe marrja e vendimeve, edhe qeverisja kur bëhej fjalë për gjëra larg nga interesat e tij (nuk e kam fjalën vetëm për ndërmarrjet e tij).

Nuk është një gjë e rastit që qeveritë Berluskoni, edhe se kanë patur gjatë shumica të mëdha, kanë qënë në shumë drejtime një koleksion premtimesh e rastesh të munguara. Po të mendohet mirë është një gjë shumë e veçantë për një njeri që në pak vite qe i afë të bëjë atë që ai ka bërë. Megjithatë ai u tregua pashpjegueshmërisht i paaftë të vendoste e të ndryshonte mprehtësisht pikërisht aty ku do t’ishte më e natyrshme që të vendoste e të ndryshonte: për shëmbull në reformimin e makinës së administratës publike e rregullave të saj, në shpyllëzimin e xhunglës burokratike italiane, në fshirjen e institucioneve dhe enteve të kota, në dhënien e një shtyse vepruese investimeve publike (rasti tipik puna e kantiereve), në uljen e taksave. Shkurt të sendërtonte atë revolucionin liberal aq të premtuar e madje as të filluar.

Çështja është që “të bërët e ndërmarrjes” është një gjë mjaft e ndryshme nga “të bërët politikë”. Përvoja e Berluskonit vërteton jo vetëm këtë ndryshim, por gjithashtu një të dhënë historike të rëndësishme: vështirësinë e klasës së sipërmarrësve italianë të kuptojnë në të vërtetë mekanizmat e politikës, hyrjen në logjikat e saj, e pra thjeshtëzimin , qëndrimin shumë shpesh të epërsisë së kollajtë me të cilën shpesh herë përfaqësuesit e saj i afrohen politikës dhe atij që jeton me të e për të. Bëhet fjalë për një vështirësi e qënie dorëjashtë në të cilën peshon në mënyrë vendimtare një e dhënë tjetër, fakti që nuk mund të njëjtësohet me politikën, nuk mund t’a ndjejë si gjënë e tij, të dëgjojë pasionin “për t’a bërë”, që së fundi do të thotë pikërisht pasion për të vendosur për llogari e në interes të bashkësisë , nëse nuk ka atë që quhet ndjenja e Shtetit, t’atij Shteti që nuk është tjetër veçse organizimi politik i një bashkësie, nëse nuk ekziston vetëdija e rëndësisë vendimtare të institucioneve të tij, të historisë së tyre, të vlerës së tyre, të dobisë së tyre. Është një vetëdije e tillë, që ashtu sikurse shumë kolegë të tij, Silvio Berluskoni nuk e kishte në masën e duhur, e që jep ndihmesën për të shpjeguar kufizimet e veprimit të tij politik dhe trashëgiminë e vështirë që ai i le Forca Italias.

“Corriere della Sera”, 19 qershor 2023 Përktheu Eugjen Merlika

Next Post
Asgjesohen mbi 1600 fidanë kanabis në Mirditë, arrestohen kultivuesit

Asgjesohen mbi 1600 fidanë kanabis në Mirditë, arrestohen kultivuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

February 4, 2026
“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

February 4, 2026
Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

February 4, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In