Në emisionin “3D”, analisti Ergys Mërtiri analizoi situatën brenda kampit opozitar, duke deklaruar se opozita nuk është e përgatitur për të marrë pushtetin dhe nuk e ka treguar se e ka këtë objektiv në vizionin e saj politik.
“Opozita nuk është gati për të marrë pushtetin dhe nuk e ka treguar që nuk e ka fare në vizionin e saj marrjen e pushtetit,” u shpreh Mërtiri.
Ai theksoi se në kushtet aktuale, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve opozita nuk mund të vijë në pushtet. Por, sipas tij, kjo mbështetje është e pamundur për sa kohë kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shpallur non grata.
“Pra si do vijë në pushtet kjo opozitë që me zgjedhje nuk vjen, me ndërkombëtarët nuk vjen apo me protesta nuk vjen? Pra si do vijë në pushtet opozita?” – shtriu pyetjen Mërtiri, duke vënë në dukje mungesën e një strategjie të qartë për marrjen e pushtetit nga kampi opozitar.











