• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërkombëtarët, me sytë nga Reforma Zgjedhore! Tjetër seancë më 27 dhjetor?

by A R
23/12/2018 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca dhe opozita dështuan të përmbyllin Reformën Zgjedhore në një nga dy seancat e fundit të dhjetorit, por dyerve të Kuvendit duket se nuk i është vënë çelësi për këtë vit.

Në mbledhjen e 22 nëntorit, të Konferëncës së Kryetarëve, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u ka kërkuar të tijve të investohen në miratimin e reformës brenda këtij viti, duke lënë të hapur mundësinë e zhillimit të një seance të jashtëzakonshme më 27 dhjetor, shkruan Top Channel.

“Nëse opozita do të vijë në komision, ne do të ecim me qëllim që të miratojmë draftin që do të paraqitet. Kam komunikuar edhe me zotin Çuçi, që të më bëjë gati draftin dhe të dyja këto çështje do të jenë në agjendën e këtij sesioni parlamentar. Nëse ato do të bëhen realitet, sigurisht që mund të përfshihen ose në datën 20, ose më 27 dhjetor 2018. Megjithatë, çështja mbetet e hapur”, tha asokohe Ruçi.

Apeli i ndërkombëtarëve për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor brenda këtij viti kanë rënë në vesh të shurdhër. Shumica dhe pakica parlamentare dështuan arritjen e konsensusit në dy seancat e fundit plenare, ndonëse tentativat për të miratuar Reformën Zgjedhore nuk munguan dhe vazhdojnë ende.

“Sigurisht erdhi pronari i ndërmarrjes, edhe drejtori, por besoj që të dy kërkoj që të shpreheni lidhur me kërkesën për të futur në rend të ditës Kodin Zgjedhor, sipas të gjitha atyre që keni kërkuar një për një. Për zgjedhjet e 30 qershorit, të jemi gati për zgjedhjet lokale”, tha Taulant Balla në Kuvend më 20 dhjetor.

Por, propozimi i socialistëve u pa si shkelje proceduriale nga ana e opozitës.

“Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallenj si gomari. E dini fare mirë që ka një komision. Si mund ta sjellësh pa kaluar komisionin? Çfarë po bëni ju këtu? E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar? Jeni hileqarë, të poshtër”, iu kundërpërgjigj Lulzim Basha po në Kuvend, më 20 dhjetor.

Në mes të dhjetorit, socialistët paraqitën në mënyrë të njëanshmë në Kuvend draftin e Reformës Zgjedhore, duke minuar sipas demokratëve konsensusin, i cili po kërkohet më shumë nga një palë e tretë, siç janë ndërkombëtarët, të cilët janë angazhuar në hartimin dhe miratimin e saj më shumë sesa edhe vet shqiptarët.

/a.rada

Next Post
Reshje dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti këtë javë

Parashikimi i motit, e Hënë, 24 Dhjetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In