• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërkohë që konsumohet debati për Kukësin

by Alfred Peza
04/04/2018 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Sapo përfundoi protesta në Kukës kundër çmimit të pagesës për automjetet që do të qarkullojnë tani e tutje në Rrugën e Kombit, i pyetur në një studio televizive, përgjigja e parë ishte: Jam pro protestës, por kundër dhunës! Një fjali kjo së cilës i qëndroj jo vetëm unë, por besoj shumica e shqiptarëve dhe atyre që kanë patur deri tani një zë publik dhe e kanë shprehur gjykimin e tyre, rreth kësaj çështje.

Shqetësimi në një demokraci normale nuk është kur qytetarët dalin në rrugë për të shprehur mosdakordësinë e tyre për vendimet e pushtetarëve e qeveritarëve dhe zhvillojnë protesta, qofshin ato edhe të dhunshme në tejkalim të së drejtës së tyre. Shqetësimi më i madh, do të ishte për krejt të kundërtën në fakt: Nëse nuk do të kishte protesta. Ky po që do të ishte një kryeshqetësim.

Kanë kaluar disa ditë nga ai moment që kapi në befasi jo vetëm mazhorancën, por mbi të gjitha opozitën vetë dhe ai tubim, ka krijuar një turbullim aq të madh të ujërave sa ka nxitur njëherësh një debat sa publik aq edhe mediatik, sa politik aq edhe shoqëror. Aq shumë ëndrra i ka ndezur flaka e kësaj proteste disave, sa gati nuk po i lejojnë të tjerët, që të shohin edhe ndonjë zhvillim tjetër përtej saj.

Ashtu si qytetarët janë në të drejtën e tyre demokratike që të protestojnë, edhe opozita jonë është në të drejtën e saj njerëzore që të ëndërrojë. Të ëndërrojë për skenare me “pranverë Kuksiane”, me “mosbindje civile”, me “përjashtim të Edi Ramës nga Parlamenti”, me “rrëzim qeverie”, me “rikthim të shpejtë në pushtet”, etj.

Endrrat në gjumë ose me sy hapur dhe fjalët kur është zgjuar, janë dy dimensionet kryesore të një opozite në demokraci. Me sa u pa edhe nga protesta qytetare në rrugën e Kukësit, opozita jonë u kap aq shumë në befasi sa gati u zhgjua pa dashje. Ndaj, do të ishte një mëkat i madh, që ta zgjoje edhe për ca kohë nga gjumi.

Përsa i përket protestës, nuk është se nuk ka ndodhur gjë. Përkundrazi. Ajo është një sirenë shumë e fortë për veshët delikatë, për të dëgjuar sa më qartë muzikën e një kënge, që ka nevojë tia harmonizosh sa më mirë me tekstin. Për të nxjerrë prej saj mësimin e duhur dhe për të përcjellë nëpërmjet saj, mesazhet e duhura realiste.

Mësimi kryesor që është marë nga qeveria në këtë rast, besoj se lidhet me një nga pikat e saj më të forta; menaxhimin e marrëdhënieve me publikun. Arti i komunikimit të duhur me qytetarët, prevalon mbi çdo gjë tjetër, kur është fjala për vendime dhe masa që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me xhepat e secilit prej tyre.

Ndërkohë që të gjitha energjitë opozitare janë fokusuar tek përpjekja titanike për politizimin dhe instrumentalizimin e protestës, për qëllime krejt të tjera nga ajo e banorëve të zonës, jashtë syrit të opinionit kanë mbetur disa zhvillime shumë të rëndësishme për të.

Gjykata Administrative lejoi ndërtimin e 5 pallatave 17 katëshe tek Diga e Liqenit të Tiranës, një vendim i firmosur ky vite më pare, kur lideri i opozitës së sotme Lulzim Basha ishte Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit. Një vendim që ngjalli kundërshtinë e jashtëzakonshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile. Një pjesë e tyre sot, për shkak të debatit për protestën e Kukësit, me shumë gjasë as që kanë arritur ta mësojnë lajmin.

Vetëm gjatë ditës së hënë të kësaj jave, 4 persona mes të cilëve 2 minorenë shkuan drejt vetflijimit. Duke shënuar një rekod të zi në 24 orë, i cili duhet të alarmojë prindërti e mësuesit, shoqërinë dhe opinionin për tu sensibilizuar në parandalimin e një fenomeni të tillë drithërues.

Ndërkohë që zhvillohet debate për protestën, për herë të parë në historinë e këtij vendi që aq shumë ka kërkuar që të çojnë nëpërmjet reformës në drejtësi ndonjë peshk të madh në rrjetë, u mësua lajmi se ish Prokurori I Përgjithshëm Adriatik Llalla është zyrtarisht nën hetim për vepra shumë të rënda penale, ndërkohë që ka rinisur zyrtarisht edhe vettingu për të, pas manovrës për ti shpëtuar asaj me procedurë.

Në Vlorë, brenda pak orësh u raportua për zhdukjen e mistershme në det të dy personave, historitë e të cilëve na u dukën aq të largëta këtë herë, sa edhe sekuencat e një filmi të vjetër të frymëzuar nga “The Old Man and dhe Sea” i Ernest Hemingway.

Këto dhe sa shumë e shumë çështje të tjera ndoshta shumë më të rëndësishme, janë konsumuar edhe pa dalë fare në sipërfaqe, sipas parimit të vjetër se “ujku mjergull do”.

E ndërkohë që jehona e prostestës do të qetësohet, opozita jonë më në fund do të zgjohet dhe turbullira do të kthjellohet, ata që po mbarojnë punët e tyre këto kohë, do tërhiqen sërisht. Për të shijuar pa u dukur e pa u ndjerë, zullumet e radhës. Në pritje të “protestave” të tjera si kjo e kësaj radhe në Kukës.

a.ç

Next Post
Braçe i ashpër me qeverinë: Kukësi të përjashtohet nga tarifa, kërkojuni falje!

Braçe i ashpër me qeverinë: Kukësi të përjashtohet nga tarifa, kërkojuni falje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com