• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nderi që i bëri opozitës, ambasada e SHBA

by Mero Baze
28/05/2025 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Kanë kaluar 24 orë që Sali Berisha ka hedhur në sulm gjithë propagandistët e PD-së, apo ata deputetë që dalin nëpër ekrane “të shikojnë filxhanin” për çdo fjalë të deklaratës së shkurtër të ambasadës së SHBA për zgjedhjet në Shqipëri.

Dikush e sulmon ambasadën si memece, të tjerë nxjerrin përfitime të mëdha nga memecëria e saj; një pjesë tjetër e sulmon si mbetje sorosiste, ndërsa të tjerë e shpallin deklaratën si gjeniale.

Vetë Berisha, i cili është urdhëruesi i kësaj kakofonie, na fton ta krahasojmë me deklaratën e vitit 2021, ku përmendej me emër kryeministri Rama si fitues, duke nënqeshur sikur ka arritur një fitore të madhe.

Pas gjithë kësaj tragjikomedie – që natyrisht Edi Rama e shijon shumë – e vetmja gjë pozitive për Shqipërinë është fakti që tani kemi një opozitë që nga antiamerikane dhe sovraniste, është shndërruar në një opozitë proamerikane dhe ka hequr dorë nga sovranizmi si identitet i saj.

Ky është një zhvillim shumë pozitiv. Jo se përbënin ndonjë rrezik real, por po na bënin vend qesharak.

Duke u thirrur në emër të sovranizmit dhe duke kërkuar që shqiptarët të mos dëgjonin çfarë mendonin SHBA dhe BE, ithtarët e Berishës për katër vite me radhë filluan të krijonin një profil politik qesharak – duke u sjellë sikur ishin të vendosur të ndërtonin një Shqipëri që nuk pyeste as për SHBA, as për BE – njësoj si dikur kur nuk pyesnim as për KNER-in dhe as për Tregun e Përbashkët Evropian.

Këtij profili, iu bashkua edhe Ilir Meta, me një tufë mbetjesh të ish-bllokut komunist që i thirri pas vetes, duke e kthyer në një përzierje enveristo-sovraniste, të bazuar në teoritë e izolimit kombëtar dhe luftës kundër SHBA.

Kjo komedi, së paku, përfundoi. Këto zgjedhje sollën një ndryshim serioz në politikën shqiptare: zhdukën këtë specie qesharake që na mbiu para syve tre vitet e fundit.

Tani debati ka lezet. Të gjithë ish-sovranistët e Shqipërisë ulen në kafe në mëngjes, marrin deklaratën e ambasadës së SHBA-së dhe me të shpjegojnë gjithë të ardhmen e tyre. Pak rëndësi ka që nuk janë fallxhorë të mirë – rëndësi ka nga e presin fatin. Dhe kjo është një shenjë e mirë për shoqërinë shqiptare.

Të paktën, nuk kemi më forca antiamerikane dhe antiperëndimore në politikën shqiptare. Madje ish-sovranistët shkuan aq larg, sa edhe fatin e tyre politik nuk e mbështetën më tek shqiptarët, por tek magjia e një amerikani të quajtur LaCivita.

U kushtoi pak shtrenjtë, por ja vlejti – se ndryshe do ishin ende sovranistë. Tani janë bërë të gjithë strategë që i tregojnë Edi Ramës se e ardhmja e tij është e zymtë, pasi ka filluar ndryshimi që në 2021… dhe më 2029 do vazhdojë më tej.

 

Next Post
Sondazhi: Besimi ndaj Bashkimit Europian arrin nivelin më të lartë që nga viti 2007

Sondazhi: Besimi ndaj Bashkimit Europian arrin nivelin më të lartë që nga viti 2007

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Mozart e violinë shqiptare në 97-ën dhe drama e sotme e Teatrit

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In