Spanja rrezikon të përjashtohet nga Euro 2016. FIFA ka paralajmëruar Federatën Spanjolle se do të përjashtohet nga finalet franceze nëse nuk zgjidhen problemet me të cilat po përballet.
“Para disa muajsh kemi marrë një shkresë nga FIFA, në të cilën shkruante se Spanja mund të përjashtohet nga Euro 2016 nëse nuk i rregullojmë problemet e brendshme në Federatën e Futbollit”, deklaroi presidenti i Këshillit Kombëtar të Sportit, Miguel Cardinal.
Problemet kanë të bëjnë me ndërhyrjen e politikës në punën e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll dhe dyshimet se presidenti Jose Maria Villar favorizon disa klube të caktuara.