• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërhyrjet e Rusisë, SHBA mund ta forcojë rolin në Ballkan

by Java News
28/03/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rauf Mammadov dhe Ari Mittleman

Si këtë javë, një vit më parë, Senati Amerikan votoi me 97 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e Malit të Zi në NATO. Javën e shkuar u bënë 19 vite që kur avionët e NATO-s bombarduan atë që kishte mbetur nga ish-Jugosllavia.

Përvjetori duhet të shërbejë për të na kujtuar se demokracitë e brishta të republikave ish-Jugosllave kanë nevojë për vëmendje nga të dy partitë e Uashingtonit, në mënyrë të vazhdueshme dhe me ide të reja, sepse vëmendja e Moskës nuk ka munguar.

Aleatët tanë europianë i kanë kushtuar kohë dhe burime të konsiderueshme Ballkanit. BERZH ka investuar 12.3 miliardë dollarë deri më sot në rajon.

Dimri më i ftohtë në vitet e fundit sapo u mbyll dhe Ballkani luajti sërish një rol domethënës për sigurinë energjetike të Europës. Pavarësisht përpjekjeve për ta përmirësuar kuadrin ligjor dhe për të rinovuar infrastrukturën e amortizuar të gazsjellësve ekzistues, BE nuk ka arritur të krijojë pavarësi nga gazi rus.

Në fakt, furnizimi nga Gazprom arriti nivele rekordi këto dy vitet e fundit, prej rritjes së kërkesës dhe uljes së prodhimit në Detin e Veriut.

Buxheti rus varet shumë nga eksportet e hidrokarbureve dhe Kremlini është i vendosur ta mbrojë pjesën që kanë kompanitë e tyre në treg.

BE ka investuar në disa projekte infrastrukture në Ballkan, me synimin për ta stabilizuar më shumë zonën e për të krijuar bashkëpunim mes shteteve.

Vitin e shkuar u dhanë 3 milionë dollarë në Shqipëri dhe Mal të Zi për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi ndërtimin e një gazsjellësi 500 kilometra të gjatë.

Pasi të ndërtohet, Gazjellësi Jonian Adriatik (IAP) do të lidhet me sistemin ekzistues në Kroaci.

Në Shqipëri po punohet me ndërtimin e TAP, Gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili do të lidhet me Korridorin Jugor të Gazit, një element jetik për sigurinë europiane të energjisë. Ky do të ishte gazsjellësi i vetëm në Europë që nuk e ka burimin nga Rusia.

Të dyja partitë e Kongresit amerikan kanë dhënë përpjekje për ta shtuar eksportin e gazit natyral në Europë.

Por vëllimi i eksportuar në vitin 2017 nuk mjafton për të ndryshuar situatën në kontinentin e vjetër, sepse atje ka shkuar vetëm 13% e gazit amerikan. Megjithatë, eksportet amerikane u dhanë vendeve ballkanike mundësinë për ta ulur pak çmimin e gazit rus.

Prapëseprapë, infrastruktura e amortizuar mbetet pengesë e madhe për të krijuar konkurrencë të mjaftueshme. IAP jo vetëm që do të shtojë burimet e gazit në rajon, por do të ndihmojë me ekonominë si dhe me integrimin në bashkësitë trans-Atlantike.

Ky nuk është debat partiak në Kongres. Pas aneksimit të Krimesë, Nën-Komiteti i Senatit për Çështjet me Europën zhvilloi një seancë dëgjimore për të shqyrtuar mundësitë e SHBA-së për ta rinovuar vëmendjen mbi sigurinë energjetike të Europës.

Chris Murphy, senator i Konektikatit dhe Ron Xhonson, senator i Uiskonsinit, kanë folur kundër ndërhyrjeve ruse para se ky term të kthehej në fjalë dite në Uashington.

Popullsia totale e tri vendeve ballkanike, (Kroaci, Mali i Zi dhe Shqipëri), është më e vogël se popullsia brenda metropolit të Washington D.C. Megjithatë, rëndësia e tyre në sigurinë energjetike të Europës nuk mund të shpërfillet.

Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence e vizitoi rajonin vitin e shkuar dhe shprehu qëllimin e tij për të forcuar lidhjet midis bashkësive Europiane, Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-ve. As Senati nuk duhet ta lërë pas dore këtë zonë të brishtë dhe këtë gazsjellës kaq kritik.

Washington Examiner- TCH

Next Post
ZYRTARE/ ISHP: 3 fëmijët nga Fushë-Arrëzi të shtruar në QSUT, nuk kanë fruth

ZYRTARE/ ISHP: 3 fëmijët nga Fushë-Arrëzi të shtruar në QSUT, nuk kanë fruth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

March 28, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur çmimin e naftës

March 28, 2026

Nikolovski nuk ka mbrojtur Metën, por racizmin ndaj shqiptarëve

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In