• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërhyrja ruse, miku i arrestuar i Trump: Do të dëshmoj me ndershmëri

by Java News
28/01/2019 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roger Stone, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të dielën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan. Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Week të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai do ta “përcaktojë pasi avokatët e tij të kenë bërë disa diskutime”. Ai shtoi: “Nëse është kryer ndonjë gabim nga njerëz të tjerë në fushatë, gjë për të cilën unë nuk di, por nëse ka, me siguri do të dëshmoj me ndershmëri”.

66-vjeçari Roger Stone, i arrestuar gjatë një bastisje të FBI-së para agimit të premten në shtëpinë e tij në Florida, ka mohuar të ketë bërë shkelje, duke thënë disa orë pas arrestimit të tij, “Unë do të shpallem i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, unë do t’i hedh poshtë ato në gjykatë. Besoj se ky është një hetim i motivuar politikisht”. Ndërsa u largua nga gjykata të premten pas vendosjes së një pagese prej 250,000 dollarë për të siguruar lirinë e tij në pritje të gjyqit, Stone tha: “Unë e kam bërë të qartë se nuk do të dëshmoj kundër presidentit, sepse do të duhej të jepja dëshmi të rreme kundër tij”.

Zoti Stone tha për kanalin ABC se nëse ai bashkëpunon me prokurorin Mueller, “gjithashtu do të dëshmoja me ndershmëri për çdo çështje tjetër, duke përfshirë çdo komunikim me presidentin. Është e vërtetë që kemi folur në telefon, por këto komunikime janë politike në natyrë, të pa rrezikshme dhe sigurisht që nuk ka asnjë bashkëpunim kriminal me Rusinë “. Stone tha se asnjëherë nuk ka diskutuar për bashkëpunim me Rusinë me presidentin Trump. “Gjithçka që bëra … është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese e fjalës së lirë. Kjo është ajo që kam qënë i angazhuar – dhe ajo quhet politika,” tha Stone.

Zoti Stone është figura e gjashtë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të prokurorit Muellerit. Pesë vetë – ish-kryetari i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ish avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme. Papadopulos kreu një dënim të shkurtër me burg, ndërsa Cohen u dënua me tre vjet burg dhe do ta fillojë dënimin në fillim të marsit. Manafort, Gates dhe Flynn po presin dënimin përkatës. Pas arrestimit të zotit Stone, Trump kërkoi të distancohej nga ndihmësi i tij i dikurshëm, duke thënë në Twitter, “Roger Stone as që punonte për mua në periudhën e zgjedhjeve!/ VOA

a.cupaj

Next Post
Kosova dhe Maqedonia, marrëveshje për njohjen e patentave

Kosova dhe Maqedonia, marrëveshje për njohjen e patentave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In