• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërhyrja ruse/ Dyshimet nisën në pranverën e 2017-s kur Shkupi e Tirana u ndezën për 3 muaj

by Ylli Pata
09/03/2018 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata/

Publikimi i investigimit nga revista amerikane Mother Johnes mbi lobimin e PD-së vitin e shkuar në SHBA ka shkaktuar pështjellime në kampin e opozitës. Dhe po përdoret keqas nga mazhoranca për të sulmuar rivalin e saj politik.

Revista amerikane ka shkruar se paratë e lobimit të PD-së për të siguruar hapësirë në ambientin e Donald Trump janë kaluar nëpërmjet një kompanie off-shore me pronarë rus.

Mother Johnes insiston se rusët kanë pasur qëllim që të trazonin situatën në Shqipëri dhe Ballkan, duke destabilizuar zgjedhjet e qershorit të vitit të shkuar.

Por ç’ndodhi vitin e shkuar në Shqipëri?

Në shkurt, Lulzim Basha pas një proteste hapi një çadër përpara Kryeministrisë dhe tha se nuk hynte në zgjedhje nëse qeveria e Edi Ramës nuk jepte dorëheqjen.

SHBA dhe BE kundërshtuan Bashën dhe i kërkuan të hyjë në zgjedhje. Lulzim Basha shkoi vetë në SHBA, dha edhe një intervistë në portalin pranë Trump, Breitbartnews, ku akuzoi qeverinë si të përfshirë në trafikun e drogës.

Por sërish BE i kërkoi Bashës të hynte në zgjedhje, madje arriti deri aty sa Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Zgjerimin, i bëri një letër të hapur shqiptarëve ku u bënte thirrje që të shkonin në zgjedhje edhe pa opozitën.

Pikërisht kur opozita ishte në çadër, në Maqedoni ndodhën disa ngjarje mjaft të rënda: u rrah barbarisht nga një grup huliganësh brenda në Parlament, Zoran Zaev dhe Zijadin Sela.

Huliganët donin të pengonin konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë, zgjedhjen e kryeparlamentarit shqiptar Telat Xhaferi dhe emërimin e Zoran Zaevit si kryeministër.

Tentativa u ndalua menjëherë dhe në Shkup, SHBA dërgoi Hoyt Brian Yee i cili zhbllokoi situatën. Prokuroria e Maqedonisë zbuloi se e gjithë situata ishte një skenar rus.

Në atë kohë, në tesheshi.com u publikuan disa shkrime në lidhje me disa raporte të shërbimeve sekrete të NATO-s që theksonin se ka tentativa për të destabilizuar Maqedoninë dhe zgjedhjet në Shqipëri nga ana e qarqeve të Moskës.

Pikërisht në këtë atmosferë ku Shkupi dhe Tirana ishin thuajse në bllokadë, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorin rus në Tiranë, takim që nuk pati shumë detaje nga ana e palëve.

Ka shumë gjasa që të ishte thjesht një bisedë rutine diplomatike mes shefit të opozitës dhe një anëtari të trupit diplomatik në Tiranë, pasi nuk ka asgjë të keqe që të zhvillohen takime diplomatike. Por mungesa e takimeve me diplomatë të SHBA-së dhe BE-së dhe takimi me ambasadorin rus, që atëherë përhapi dyshime.

Pas zhbllokimit të situatës në Shkup, ofensiva diplomatike perëndimore u zhvendos në Tiranë. Këtu erdhën njëri pas tjetrit emisarë të lartë të BE-së, që nga zv.kancelari gjerman, dy të dërguar të Merkelit, siç ishte Mcallister që propozoi formulën e zgjidhjes së krizës politike e të tjerë.

Në fund ngërçin e zgjidhi “buldozeri” i DASH-it, Hoyt Yee që bindi Bashën të dalë nga çadra, që siç dihet u mbyll me takimin e famshëm të 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që vendosën një qeveri de fakto të përbashkët deri në zgjedhjet e 28 qershorit.

Por diplomati i lartë amerikan që atëherë i tha kreut të PD-së dyshimet e tij në lidhje me lëvizjet mbi lobimin që kishte kryer PD-ja; që siç e tha Basha tek Opinion-i, ndoshta nuk i ka njohur se kush qëndronte prapa kompanive off-shore ku kaluan paratë e lobimit.

Megjithatë dyshime kanë pasur që prej një viti. Ata sot vetëm sa u publikuan nga një media jo-shqiptare që ka peshë më shumë në opinion. Sikur shpjegimin që e bën sot Basha ta kishte dhënë më herët, situata do të ishte më e qartë sot.

Por nga ana tjetër ka pasur edhe dyshime të tjera mbi lëvizjet e qarqeve proruse në Tiranë dhe Shkup.

Madje u fol për takime të disa analistëve që në panele dilnin pro çadrës me emisarë të rrezikshëm të Nikolla Gruevskit në hotelet luksoze të Shkupit.

Dhe ishte e çuditshme që pas këtyre takimeve, disa media pranë disa partive që ishin kundër Edi Ramës bënë thirrje për një qeveri mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Shumë prej medias shqiptare që sot çuditet mbi zërat që vijnë nga një portal i SHBA, atëherë nuk i analizoi asnjë prej këtyre fakteve. Por në politikë, asgjë nuk ndodh rastësisht; ka një dialektikë të sajën, mjafton të diskutohet dhe argumentohet.

Nëse në politikën shqiptare ka grupime që konsiderojnë që duhet pasur kontakte me Moskën nuk ka asgjë të keqe. Lëvizja 5 Yjet në Itali i fitoi zgjedhjet pasi i premtoi një pjese të biznesit italian që do të hiqte sanksionet me Rusinë.

Madje kandidati për kryeministër i 5 Yjeve shkoi personalisht në Moskë për këtë çështje. Ai foli hapur dhe mori përgjigje në zgjedhje.

Edhe në Shqipëri nuk ka ndonjë fobi ndaj Rusisë. Madje një sondazh i Gallupit i bërë në muajin tetor thekson se Vladimit Putin është më popullor se Trump.

Politika, edhe ajo e jashtme shkon në bazë të interesave dhe konjukturave reciproke. Mjaft të diskutohen.

Next Post
FOTO/ Pas kritikave të Muç Nanos reflekton gazetarja, mbërthehet ‘deri në grykë’

FOTO/ Pas kritikave të Muç Nanos reflekton gazetarja, mbërthehet 'deri në grykë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

January 28, 2026
Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

January 28, 2026
Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

January 28, 2026
Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

January 28, 2026
VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

January 28, 2026
Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

January 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

January 28, 2026
VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

January 28, 2026
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

January 28, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In