• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërhyrja në zgjedhje / Inteligjenca i dorëzoi Trumpit provat që implikonin Putinin

by A R
19/07/2018 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkrim i gazetës “New York Times” jep hollësi rreth nivelit të informacioneve që presidenti amerikan Donald Trump ka marrë në lidhje me rolin e drejtpërdrejtë të presidentit rus Vladimir Putin në ndërhyrjen e vendit të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Shkrimi hedh dritë mbi përpjekjet e vazhdueshme të presidentit Trump për të zhvendosur fokusin nga roli i Moskës në fitoren e tij ndaj demokrates Hillary Clinton, përfshirë deklaratat e tij të herë pas hershme, që fillimisht i kundërshtonin dhe pastaj i pranonin gjetjet e komunitetit amerikan të zbulimit, nga takimi i tij me zotin Putin në Helsinki të hënën.

Sipas gazetës, zoti Trump mësoi për herë të parë lidhur me ndërhyrjen e Rusisë më 6 janar 2017, saktësisht dy javë përpara inagurimit të tij, gjatë një takimi në Nju Jork në kullën Trump, me drejtorin e atëhershëm të CIA-s John Brennan, me James Clapper aso kohe drejtor i Zbulimit Kombëtar, me James Comey që drejtonte në atë kohë FBI-në dhe admiralin Mike Rogers, i cili drejtonte Agjencinë për Sigurinë Kombëtare.

Zyrtarët e nivelit të lartë i dhanë presidentit të zgjedhur informacion të klasifikuar sipas të cilit presidenti Putin kishte urdhëruar personalisht fushatën e hakerimit dhe dezinformimit, përfshirë tekste dhe emaile të oficerëve rusë dhe informacion nga një burim i fshehtë i afërt me vetë zotin Putin.

Provat përfshinin emaile të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokrat që ishin kyç në largimin e votuesve nga kandidatja Hillary Clinton.

Por pasi u njoh me informacionet, zoti Trump lëshoi një deklaratë duke e shpërndarë fajin mes “Rusisë, Kinës, vendeve të tjera apo grupimeve të huaja”.

Presidenti ka kritikuar në mënyrë rutinore hetimin lidhur me sulmet kibernetike ruse, duke e cilësuar një mashtrim të demokratëve dhe “gjueti shtrigash” që synon të minojë presidencën e tij./VOA/a.m.

Next Post
Gjashtë javë negociata, Sllovenia ende pa qeveri

Gjashtë javë negociata, Sllovenia ende pa qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

December 31, 2025
Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

December 31, 2025
Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

December 31, 2025
FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

FOTOT/ Si festohej Viti i Ri në Shqipërinë e varfër gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok!

December 31, 2025
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

Urgjenca Kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët

December 31, 2025
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten hetimet për Bankers Petroleum

December 31, 2025
“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

December 31, 2025
“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

December 31, 2025
Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

December 31, 2025
“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com