Tri raketa janë qëlluar nga Libani në drejtim të Izraelit në Detin Mesdhe, pranë brigjeve të Izraelit verior.
Kjo u konfirmua nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, por nuk dha asnjë detaj më tepër.
Mediat e huaja raportojnë se raketat nuk i rrezikuan izraelitët dhe nuk u aktivizua asnjë sirenë apo sistem mbrojtjeje.
Autorësinë e hedhjes së raketave nuk e ka marrë përsipër deri tani asnjë grup militant në Liban.
/a.r