• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërhyn Garda/ Tensione në Kuvend, Baçi debat me Alibeajn për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD: Ti mua më vjen anash!

by Java News
21/12/2022 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka vijuar sërish me tensione dhe debate seanca parlamentare mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu bllokuan foltoren duke i kërkuar llogari kryeparlamentares Lindita Nikolla për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një moment është afruar edhe deputeti Luan Baçi, ku ai ka debatuar me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke i thene se ‘ti me vjen anash mua’.

Baçi akuzoi Alibeajn se i shpërben Ramës, ndërsa në debat është përfshirë edhe deputeti Gazment Bardhi.

Situatën mes tyre e qetësoi deputetja Dhurata Çupi, e cila u fut mes deputetëve për të shuar sherrin që mund të agravonte në përplasjes fizike.

Nuk është e qartë debati i plotë, por mësohet se çështja ka të bëjë me përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së, nderkohe qe ka nderhyre Garda.

Debate dhe tensione në seancën e fundit plenare të këtij viti. Pas disa debateve për çështjen e grupit parlamentar të PD, disa prej tyre, si Noka, Spaho, Bylykbashi janë ngritur nga vendi dhe kanë shkuar në foltore. menjëherë është afruar dhe garda.

Tritan Shehu dhe Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentares Lindita Nikolla që të diskutohen disa projektligje të propozuara nga Partia Demokratike. Gjithashtu, Noka kërkoi dhe nga Nikolla që të tregojë dokumentin që vërteton se ka kërkuar që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së.

Pasi Nikolla dha sqarimet e saj, ajo i kaloi fjalën deputetes Dhurata Çupi. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetëve demokratë, Shehu dhe Nokës.

Në një moment, Tritan Shehu iu drejtua Enkelejd Alibeajt duke deklaruar se ka falsifikuar dokumentet për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i këtij të fundit, madje duke e ofenduar, “legen”.

Kjo është seanca e fundit parlamentare e vitit 2022, një seancë që pritet të zgjasë dy ditë, me diskutime e debate të shumta.

Në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huas, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”.

Pas debateve të gjata në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”.

Bylykbashi: Kur do të bëhet prioritet në Kuvend lufta kundër korrupsionit?

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi pyeti se kur do të jetë lufta kundër korrupsionit prioritet i Kuvendit.
“Lufta kundër korrupsionit është prioritet, por nuk është prioritet në Kuvend. Kur do të bëhet kjo prioritet në Kuvend”, tha Bylykbashi/m.j

Next Post
Vrau gruan shtatzënë dhe tre fëmijë, “monstra” dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau gruan shtatzënë dhe tre fëmijë, "monstra" dënohet me burgim të përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com