Forcat “Shqiponja’ kanë ndërhyrë për të shuar një sherr në qytetin e Elbasanit, por agresorët u janë kthyer duke iu thyer atyre xhamin e makinës. Nga ky akt i rëndë kanë mbetur të lënduar lehtë pjesëtarët e skuadrës speciale ‘Shqiponjat’.
Sherri po zhvillohej mes disa personave, duke bërë që efektivët e policisë të ndërhynin, por si pasojë agresorët kanë thyer xhamin e përparmë të makinës së tyre.
Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
/e.rr