• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ndarja që transformoi Rusinë: Bolshevikët kundër Menshevikëve

by A R
18/12/2024 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historitë e mëdha shpesh fillojnë me momente që në dukje shfaqen si të parëndësishme, të humbura mes zhurmës së kohës. Pikërisht kjo ndodhi në vitin 1903, kur ndarja që përçau Partinë Social-Demokratike të Punëtorëve të Rusisë (RSDLP) nisi të merrte formë.

E themeluar në vitin 1898, kjo parti kishte si bazë ideologjike marksizmin – një teori që kritikon kapitalizmin si sistem që shfrytëzon masat në favor të elitave. Por, brenda vetë partisë, dy figura me karaktere të forta – Vladimir Lenini dhe Julius Martovi – do të sillnin një përplasje të pashmangshme, duke i ndarë anëtarët në dy fraksione: Bolshevikët dhe Menshevikët.

Shkëndija që ndezi konfliktin

Në verën e vitit 1903, Kongresi i Dytë i RSDLP-së u mblodh në Bruksel dhe Londër. Këtu, Lenini – një revolucionar i vendosur dhe botues i gazetës Iskra (“Shkëndija”) – u përplas me Martovin mbi pyetjen thelbësore: si duhet të organizohej dhe drejtohej partia?

Lenini besonte në një strukturë të ngushtë, me anëtarë të devotshëm dhe të disiplinuar, që do të udhëhiqnin popullin me forcë. Nga ana tjetër, Martovi mbronte idenë e një partie të madhe dhe gjithëpërfshirëse, ku debatet e hapura dhe demokracia do të ishin thelbi i saj. Kjo ndarje u theksua edhe në një votim që u bë mbi një rregull të thjeshtë: përkufizimin se çfarë do të thotë të jesh anëtar i partisë.

Fillimisht, Martovi e fitoi votimin me 28 vota kundër 23 të Leninit, por me kalimin e kohës disa nga mbështetësit e tij u larguan. Kjo i dha Leninit shumicën (“bol’shinstvo”, prej nga vjen emri “Bolshevikë”), ndërsa Martovi mbeti në pakicë (“men’shinstvo”, apo “Menshevikë”).

Ndarja që transformoi Rusinë: Bolshevikët kundër

Pas kësaj ndarjeje, raportet mes dy liderëve u ashpërsohen. Lenini shfrytëzoi pozitën e tij për të dëbuar tre menshevikë nga bordi editorial i gazetës Iskra, duke e zemërzuar Martovin deri në pikën që ky i fundit dha dorëheqjen. Në tetor të atij viti, Martovi, në një konferencë në Gjenevë, sulmoi ashpër Leninin me akuza personale. I pakënaqur nga kritikat, Lenini braktisi takimin i nxehur.

Megjithëse u bënë përpjekje për të ribashkuar partinë, asgjë nuk ia mbushi mendjen Leninit. Ai vuri një kusht të qartë: bashkimi ishte i mundur vetëm nëse metodat e tij pranoheshin plotësisht. Menshevikët, nga ana e tyre, refuzuan dhunën si mjet për të arritur qëllimet politike, por kjo nuk i ndali Bolshevikët që të vazhdonin të mobilizonin masat me premtime për ndarjen e tokës dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

Ngritja e Bolshevikëve dhe fundi i Menshevikëve

Duke qenë se Menshevikët gabuan duke mbështetur vazhdimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Luftën e Parë Botërore – një konflikt jashtëzakonisht i papëlqyer mes popullit – Bolshevikët përforcuan pozitën e tyre. Lenini premtoi të nxirrte Rusinë nga lufta, një premtim që fitoi mbështetje të gjerë.

Në tetor të vitit 1917, Bolshevikët morën pushtetin në krah të masave të pakënaqura dhe, deri në vitin 1921, ndaluan aktivitetin e Menshevikëve, duke i detyruar pjesëtarët e tyre të emigronin. Martovi vetë përfundoi në Gjermani, ku vdiq në vitin 1923. Ai pati kohë të shihte si konfliktet ideologjike të vitit 1903 kishin krijuar një makth të paparashikuar që do të ndryshonte fatin e botës.

Në zemër të kësaj historie është një pyetje thelbësore: a mund të shpëtohej Rusia nga një diktaturë kaq e egër? Nga një debat për strukturën dhe drejtimin e një partie, u formësua një revolucion që do të transformonte jo vetëm Rusinë, por edhe historinë botërore. Bolshevikët dhe Menshevikët, të bashkuar dikur nga ideologjia e tyre, përfunduan si armiq të përbetuar, duke na lënë një mësim që historia nuk e harron: ndarjet e vogla mund të kenë pasoja të mëdha. / bota.al

Next Post
Vodhën 15 shtetas duke marrë kredi në emër të tyre\ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq pesë persona

I dënuar me 21 vite burg në Itali për drogë, konfiskohen pasuritë e një personi dhe familjarëve të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In