Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit të njohur Sabit Brokaj.
“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.
I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!”– shkruan Meta.