• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Bulku rrëfen kujtimet: Një ikonë që do të kujtohet përjetësisht

by A R
03/04/2025 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja Rajmonda Bulku ka shprehur dhimbjen dhe respektin e saj për aktoren Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Bulku ka kujtuar momentin kur e takoi për herë të parë Xhepën në moshën 16-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “Dimri i Fundit”, duke theksuar bukurinë dhe talentin e jashtëzakonshëm të aktores, e cila, edhe kur luante një rol të një fshatareje të moshës më të madhe, ndriçonte me praninë dhe profesionalizmin e saj.

“Margarita ishte një aktore dhe një mikeshë që do na mungojë të gjithëve. Në filmin “Dimri i Fundit”, unë isha 16-vjeçe ku shkoj për të luajtur rolin dhe aty për herë të parë pash Margarita Xhepën. Ajo ishte aq e bukur sa vetëm rrija dhe e shikoja. Në një moshë të re ajo duhet të luante rolin e një fshatare dhe vetëm e nxinin që ta rrisnin në moshë, por ajo vetëm ndriçonte. Atë nuk e shëmtoje dot se ajo e bënte rolin me talentin e saj të mrekullueshëm. Sytë e asaj ndritën dhe performancat e saj ishin të jashtëzakonshme. Kontaktin e parë e kisha 16-vjeçe, por pastaj ishim kolege në teatër dhe ishte kënaqësi të punon me Margaritën. Ajo ishte një talent dhe mbeteshe pa frymë me bukurinë dhe talentin e saj. Ishte një mike shumë e mirë, mund të komunikoje shumë lehtësisht me të. Margarita kishte një zemër të madhe dhe një mendje të hapur me të gjitha moshat”, u shpreh aktorja Bulku.

Në një intervistë për RTSH 24, Bulku tha se Margarita Xhepa ishte e aftë të luante me profesionalizmin më të madh çdo rol që i jepje, në drama, komedi dhe filma, duke lënë një ndikim të madh në artin shqiptar dhe ka qenë një simbol i gruas shqiptare në kinematografi.

“Margarita kishte lënë gjurmë edhe në Greqi,  me të duhet të krenohemi jo vetëm brenda por edhe jashtë. Ishte e mrekullueshme me një sharmë femëror të rrallë në kinema. Luajti shumë bukur edhe tragjedinë, ishte një figurë shumë dimensionale, ajo luante në komedi, ka luajtur dramën shqipe me shumë personalitet për gruan shqiptare. Çfarëdo roli që t’i jepje Margaritës ajo zhytej e tëra, ishte mjaft e përkushtuar, kërkuese dhe këmbëngulëse për të bërë më të mirën. Ishte model i disiplinës, punës dhe seriozisht dhe nëse ti punoje me të do shkojë në gjurmën e saj. Ajo jetoi deri në fund duke e dashur skenën, ekranin dhe takimet me njerëzit”, u shpreh ajo.

Në fund, aktorja Bulku kujtoi edhe takimin e fundit me Margaritën në kohën kur ajo ishte e shtruar në spital.

“Bisedën e fundit e kisha kur ajo ishte në spital dhe nuk thoshte jam keq, ishte gjithmonë optimiste. Të ikësh si Margarita është vlerë, është nder dhe do të kujtohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të kujtohet për mrekullitë që i dha artit dhe shoqërisë shqiptare”, tha Bulku.

Margarita Xhepa luajti 150 role në teatër dhe 32 në filma, duke u vlerësuar gjithmonë si një nga “Zonjat e Mëdha” të skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 2003, Xhepa u nderua me titullin “Nderi i Kombit”, një vlerësim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë. Ajo gjithashtu mbante titullin “Artiste e Popullit” dhe kishte lënë një ndikim të thellë në çdo brez që ka ndjekur punën e saj.

Next Post
Europa po armatoset si kurrë më parë, vetëm në tre muaj 22 miliardë paund për të blerë armë

Europa po armatoset si kurrë më parë, vetëm në tre muaj 22 miliardë paund për të blerë armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In