Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, shpreh ngushëllime për familjen Caka pas ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Caka, juristit, gjyqtarit te mirënjohur dhe pedagogut të shquar.
Deputetja e PS-së, Hysi, nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook mbremjen e te henes, shprehet: “Sot u nda papritur nga jeta Bashkim Caka, jurist i mirënjohur, ish- gjyqtar i mirë, i mençur dhe shumë i respektuar, pedagogu i brezave të ish- gjyqtarëve dhe prokurorëve, i vlerësuar jo vetëm mes juristëve dhe botës akademike, por edhe mes klasës politike si ish- deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë! Familja humbi njeriun e dashur, drejtësia humbi një vlerë! Qoftë i lehtë dheu miku ynë! I paharruar kujtimi yt!”.