• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Malaj kujton momentet më të vështira dhe domethënëse të liderit socialist

by A R
31/10/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano. Në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN ai vlerësoi kontributin e Nanon në modernizimin dhe strukturimin e PS-së, që sipas tij ishte dhe sfida më e madhe pas viteve ’90.

“Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës. Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më e madhe pas viteve ‘90. U bë një ekip që mori përsipër ristrukturimin. Shqipëria nuk ka parti komuniste se u bë strukturim i mirë i PS dhe njerëzit e gjetën veten atje dhe nuk e kishin imediate të krijonin parti. Modernizimi shpirti demokratik e liberal i bëri bashkë të majtët që të merrnin përgjegjësinë për të qeverisur vendin pas ’97-ës”, tha Malaj.

Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fatos Nanos, Malaj rrëfeu në A2 CNN momentet e tij më të vështira, mësimet politike që ka marrë prej tij dhe dallimet mes një lideri si ai dhe Berishës.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur u bllokua votimi i ministrave, për shkak të grindjeve brenda PS-së. Atë ditë Nano më dha një mësim politik. Pse politika në Shqipëri është vështirë? Këdo që takonte nga socialiste u drejtohej si institucion dhe në fund më tha e kupton pse është i vështirë ky vend? Se çdo njeri e konsideron veten institucion e njihte psikologjinë e politikanëve dhe njerëzve, por kishte shpirtin e tij dhe nuk kishte armiq të përhershëm. Në kryesi kemi pasur një debat dhe Ilir Zela ishte duke debatuar me shpirtin kritik dhe situata u ç’tensionua kur Nano ndërhyri dhe i tha; Ilir ne jemi të dënuar të punojmë bashkë edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin  Kishte gjithmonë atë hapësirën se njeriu duhet të ndjehej të vlerësohej prapë. Jo si në partitë e tjera politike. Në atë kohë gazetarët kishin një konkluzion ku dallonte stili i Nanos me të Berishës nëse berisha të zbret nga autobusi edhe nëse kalon prapë nuk të merr kurse po të zbrit Nano rri aty se e vjen të merr prapë. Gjenin filozofinë e thjeshtë për të bërë dallimin”.

Sipas tij Nano është i fundmi lider që lejonte debatin dhe garën me votë. Malaj thekson se Nano kishte ambicie por e pranonte realitetin edhe kur u tërhoq nga ambicia e tij për president.

“I fundmi lider i një partie të madhe që lejonte debatin e garën me votë. Tani është raporti mes autokracisë  e demokracisë. Demokracia e brendshme është limituar. E dëshironte postin e presidentit e provoi dy herë por herën e dytë u tërhoq. E pamë që nuk kishte mbështetje as nga PS e partitë e tjera dhe nuk ndoqi rrugën kishte ambicie, por e pranonte realitetin”, tha Malaj.

Ai vlerësoi liderin socialist edhe për faktin se nuk u hakmor pas daljes nga burgu, por kërkonte paqen socialiste.

“Kam mësuar shumë nga të bërit politikë nga Nano. Sapo doli nga burgu në mbledhjen e grupit parlamentar, disa socialistë mendonin se lideri i PD duhet të jepte llogari, dhe unë mendova që Nano do të gjente rastin për t’u hakmarrë, por ajo që Nano tha ishte shumë domethënëse; ju më keni mitizuar mua dhe unë dua të ç’mitizohem. Nëse më thoni fut në burg liderin e opozitës unë nuk krijoj mite të tjera që të mbetem pjesë e grindjeve dhe situatave të vështira. Ato vuajtje i kam mbajtur unë në kurriz ne duhet të sjellim paqe sociale”.

Next Post
Europiani i vërtetë po luhet në Francë

"Ti ikje Fatos, hapje rrugë" - Sokol Balla: Nuk ishe perfekt, por kurrë nuk i re në qafë Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

December 23, 2025
Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

December 23, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

December 23, 2025
E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

December 23, 2025
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com