• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, mesazhi ngushëllues i Albin Kurtit: Gazetar i rrallë! Ndihmoi që të rriste jehonën për lirinë e Kosovës

by B K
24/08/2025 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zhejit, personalitet i njohur i medias së shkruar dhe asaj televizive, i cili vdiq dje në moshën 64-vjeçare.

Në një reagim, Kurti e përshkroi Zhejin si një gazetar të rrallë, që përtej lajmit të ditës angazhohej dhe thellohej me seriozitet intelektual te çështjet dhe subjektet me të cilat ballafaqohej.

Ai e cilësoi Zhejin jo vetëm si reporter lufte, por si një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar dhe dokumentues i angazhuar, i cili ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja shqiptare dhe të rritej jehona e kërkesës për liri.

Kurti përmendi gjithashtu prejardhjen e tij: djali i intelektualit dhe përkthyesit Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, duke theksuar se kjo familje e bënte të kuptueshme përkushtimin e tij ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

“Kjo humbje e madhe prek familjen, të afërmit, kolegët dhe publikun e Petro Zhejit. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, shkroi Kurti.

Reagimi: 

Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.

I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.

Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.

Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!

Next Post
Përleshje dhe dhunë fizike mes dy familjeve shqiptare në Itali, përfundojnë në spital 5 persona

Përleshje dhe dhunë fizike mes dy familjeve shqiptare në Itali, përfundojnë në spital 5 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In