Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata. Një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare, shkruan kreu i shtetit, teksa ka vlerësuar kontributin e saj me rolet e luajtura.
“Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë”, shkruan Meta. /e.s/