• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga jeta e Agollit/ Ambasadori rus: Humbje për Shqipërinë dhe për Rusinë

by Java News
04/02/2017 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin i ka dërguar një letër ngushëllimi Elona Agolli, vajzës së gjeniut të letrave shqipe Ditëro Agolli i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme. Karpushin e ka konsideruar ndarjen nga jeta të Agollit si një humbje të pazёvendёsueshme pёr Shqipёrinё por edhe për Rusinë.

“Dëshiroj të ndaj me Ju hidhërimin e thellë në këto momente të vështira për familjen Tuaj. Bashkohem me dhimbjen Tuaj dhe Ju lutem të pranoni ngushёllimet e mia tё sinqerta.  Ndarja nga jeta e Dritero Agollit ёshtё njё humbje e pazёvendёsueshme pёr Shqipёrinё dhe pёr tё gjithё ne, pёr tё cilёt Shqipëria është një vend i dashur”,shkruan ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin.

Një letër e tillë ngushëllimi nga ambasada ruse në Tiranë ka një vlerë të veçantë. Jeta artistike e shkrimtarit të madh është e lidhur ngushtë me kryeqytetin kulturor tё Rusisё, Shën Petërburgun (atëherë Leningrad).  Ambasadori rus shkruan se Dritëroi ka qenё dёshmitar i ngjarjeve mё tё rëndësishme tё shekullit XX, të cilat i ka fiksuar mjeshtërisht me penёn e tij.

Ai i ka cilësuar veprat e shumta të Dritëro Agollit  si shumë të dashura për publikun po ç’është më e rëndësishmja sipas tij, ato janë lehtësisht të kuptueshme pёr njerëzit e kombësive dhe kulturave të ndryshme.

“Babai Juaj do tё ngelet nё memorien tonë si njё mjeshtër i shquar i fjalёs shqipe dhe si njё humanist i mirëfilltë. Veprat e tij që janë tё dashura dhe tё kuptueshme pёr njerëzit e kombësive dhe kulturave të ndryshme, gjithmonë do tё përhapin dritën e mirёsisё dhe tё besimit ndaj ndjenjave mё tё larta” mbyllet letra e Karpushin për vajzën e Agollit.

ma.me
Next Post
Eminemi bën këngë të re kundër Donald Trumpit

Eminemi bën këngë të re kundër Donald Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

March 9, 2026
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In