• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndarja e heshtur e Ukrainës Lindore vazhdon

by Java News
21/10/2015 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas marrëveshjeve të Minskut rajonet separatiste duhet t’i mbeten Ukrainës. Por në realitet po ndodh e kundërta: Më pak Ukrainë, më shumë Rusi, ashtu si duan separatistët, transmeton DË.  Shpesh është vetëm një shkronjë. Në ndonjë tabelë rrugore në rrugët e Donetskut separatistët prorusë kanë hequr “shenjën zbutëse” nga emri i qytetit. Nga një fjalë ukrainase është bërë në këtë mënyrë një fjalë ruse. Separatistët bëjnë të gëzuar fotografi në këtë vend. Prej disa muajsh tabelat e rrugëve në lindje të Ukrainës që janë nën kontrollin e tyre janë zëvendësuar me tabela ruse.

“Ky është tani një vend tjetër”, tha në një intervistë Igor Martynov, i cili u emërua nga separatistët kryetar bashkie i Donetskut. Edhe flamujt apo stemat shtetërore të Ukrainës do të hiqen nga jeta publike.

Më pak Ukrainë, më shumë Rusi

Gjatë negociatave në Minsk në muajin shkurt u ra dakord që rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk me dy deri në tre milionë banorët e tyre të marrin më shumë të drejta dhe të mbeten pjesë të Ukrainës. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande e mbështetën këtë në fillim të tetorit në Paris në takimin e tyre me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko.

Por po ndodh e kundërta. Ndërsa armët që nga fillimi i shtatorit po heshtin, ndarja që filloi në pranverën e vitit 2014 në fushën qymyrgurore Donbas të Ukrainës po vazhdon në heshtje. Pa u vënë re nga opionioni ndërkombëtar po krijohen fakte. Kjo po ndodh edhe pa e marrë Moska zyrtarisht kontrollin apo pa e anektuar Ukrainën lindore si Krimenë.

Rubla si monedhë kryesore

Prej disa muajsh separatistët kanë hedhur në qarkullim paralelisht me krivnan ukrainase rublën ruse. Më 1 shtator, rubla u bë monedha kryesore në Luhansk. Edhe në Donetsk rubla po e zëvendëson gjithnjë e më shumë krivnan. Separatistët e justifikojnë këtë duke thënë se Ukraina nuk dërgon më para. Vërtet që Ukraina ra dakord në Minsk për rifillimin e pagesave të pensioneve dhe të rrogave, por realizimi i kësaj nuk po duket në horizont.

Ndryshimet ka edhe në fushën e arsimit. Sipas mediave në fund të gushtit “autokolona humanitare”, siç quhen ato nga Moska, sollën më shumë se 500 ton tekste shkollore në rajonet separatiste. Nxënësit në Donetsk dhe Luhansk mësojnë tani me libra rusë, që ndryshojnë nga ato të Ukrainës, veçanërisht në histori. Po ashtu gradualisht po futen në përdorim edhe kurrikulat ruse.

Next Post

"Çmendet" durrsaku: Dashuroj mamin e shokut, por çfarë të bëj? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In