Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçare e cila ishte dënuar me 3 muaj burg për ushtrim prostitucioni.
Shtetasja Ina Dulaj u ndalua në portin e Durrësit teksa kthehej nga Italia.
“Në hyrje u konstatua shtetasja Ina Dulaj, e dtl.04.08.1983 lindur në Patos dhe banuese në Fier, e cila është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për ushtrim prostitucioni me 3 muaj heqje lirie. Shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë”,- thuhet në deklaratën e policisë së Vlorës./a.m.