• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndalohet në Durrës ish-kandidati për deputet, akuzohet për vrasje

by A R
07/10/2017 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i cili është i dyshuar i Prokurorisë Speciale të Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë, ka provuar të arratiset nga Shqipëria ku mendohet se fshihej prej kohësh.

Ai është kapur në Durrës, nga policia kufitare shqiptare, e cila mësohet se ka kërkuar prej autoriteteve kosovare ndihmë për konfirmimin e identitetit të tij.

Ramabaja, siç mëson lajmi.net nga burime brenda policisë, kishte provuar që të udhëtonte me traget për në Itali.

Ramabaja ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, që këtë të hënë, më 9 tetor, në orën 10:00, të paraqitej si i pandehur në Prokurorinë Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani. “Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtejshme lidhur me rastin”.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia shqiptare. Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se atij i janë sekuestruar një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në PKK Port, ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Bashkë me disa figura të tjera të Vetëvendosjes, që kryesisht që kanë jetuar më parë në Zvicër, Ramabaja dyshohet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit” dhe sulmuesin e Azem Vllasit, Murat Jasharin, në përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./a.m.

Next Post
FOTOT/ Kompania shqiptare në Panairin më të madh të ushqimit në botë

FOTOT/ Kompania shqiptare në Panairin më të madh të ushqimit në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In