• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndalohen 21 klandestinë afganë në kufirin shqiptaro-grek, kërkojnë azil në vendin tonë

by A R
13/01/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupe të refugjatëve që hyjnë nga Greqia në Shqipëri kanë nisur të kërkojnë azil pranë autoriteteve shqiptare. Sipas burimeve policore shqiptare 21 refugjatë afganë që u bllokuan në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës, në kufi me Greqinë, pak ditë më parë i janë drejtuar një strehimoreje për refugjatët në Tiranë pas kërkesës për azil.

Ndryshe nga grupet e tjera të refugjatëvë që kërkojnë në pjesën më të madhe rikthimin në Greqi mbi bazë të praktikës së dorëzimit vullnetar, afganët kanë kërkuar qëndrimin në Shqipëri. Burimet kufitare shqiptare e kanë lidhur kërkesën me kushtet tejet të vështira që përjetojnë refugjatët në disa zona të Greqisë që janë prekur nga moti i ftohtë dhe me reshje të mëdha dëbore.

Sipas të dhënave policore shqiptare në vitin 2016 numri i refugjatëve azilkërkues në Shqipëri u rrit në rreth 200 nga 134 persona që ishte në vitin 2014 dhe 106 persona në vitin 2015.

Sipas vlerësimeve policore refugjatët kryesisht nga Siria dhe Afganistani, i përdorin këto taktika në Shqipëri, pasi nëse nuk kërkojnë formalisht azil rikthehen menjëherë në Greqi, vendi prej nga ku hynë në territorin shqiptar.

Në shtator të vitit të shkuar 21 refugjatë sirianë u larguan nga një qender në periferi të të Tiranës, ndërsa ishin në pritje të kryejes së praktikave për azil në Shqipëri. Pak ditë më vonë, policia shqiptare bllokoi një pjesë të tyre tek udhëtonin për në Kosovë. Policia arrestoi katër shqiptarë të cilët dyshohet se po i ndihmonin ata të udhëtonin drejt vendit fqinj në këmbim të pagesave financiare. /VOA/a.m.

Next Post
Bizneset serbe e shqiptare paguajnë më shumë taksa në raport me fitimin

BB: Shqipëria e rrezikuar nga niveli i lartë i borxhit publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In