• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

by Thoma Gëllçi
15/01/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të pezulluar përpunimin e vizave emigratore për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria, u shoqërua me një arsyetim që tingëllon i dyshimtë: emigrantët nga këto vende “marrin ndihma sociale në nivele të papranueshme për popullin amerikan”. Një fjali e tillë, e servirur pa asnjë shënim shpjegues, pa asnjë burim dhe pa asnjë ndarje të qartë statistikore, është propagandë.

Në datën 4 janar të këtij viti, presidenti Trump publikoi në Truth Social një listë me kombe që, sipas tij, “jetojnë me welfare”. Shqipëria ishte aty me shifrën misterioze 41.3 për qind. Askush nuk e di ende çfarë përfaqëson kjo shifër: emigrantë të sapoardhur apo qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare? Përfitime legale apo abuzime penale? Ndihma të përkohshme emergjente apo skema të plota sociale? Nga cila databazë u morën këto të dhëna? Cila agjenci federale i raportoi? Heshtje absolute.

Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë institucione që prodhojnë statistika të imta: Census Bureau, Department of Homeland Security, USCIS, HHS, Social Security Administration. Asnjë prej tyre nuk publikon raporte që ndajnë përfitimet sociale sipas kombësisë së emigrantëve në këtë mënyrë politike dhe stigmatizuese. Me aq sa kam kërkuar unë, asnjë agjenci federale amerikane nuk ka raportuar ndonjë të dhënë të tillë.

Lista e 75 vendeve ka një tipar të përbashkët: shumica janë vende që Trump i ka etiketuar më parë si “shithole countries”. Somalia, Haiti, Eritrea, Irani, etj., vende që për vite me radhë janë parë nga administratat trumpiste si problem gjeopolitik, kulturor ose elektoral. Këtu kemi të bëjmë me një logjikë selektive politike, ku nëse vjen nga një vend i varfër ose i brishtë institucionalisht, konsiderohesh potencialisht barrë. Welfare-i shndërrohet kështu në alibi morale për një vendim që në thelb është politik, elektoral dhe simbolik: t’i thuash elektoratit se po “mbron pasurinë amerikane” duke mbyllur dyert për ata që po e grabisin atë.

Por Shqipëria nuk ndodhet rastësisht në këtë listë. Ne jemi sot vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë në raport me popullsinë. Një vend pa luftë, pa katastrofa natyrore masive, pa regjim totalitar klasik, por me një eksod masiv. Ky realitet flet më shumë për dështimin e politikave tona të brendshme sesa për ndonjë paragjykim amerikan. Kur qytetarët ikin në numra biblikë nga një vend që në letra quhet “demokraci në tranzicion”, problemi nuk është Amerika, por Tirana.

Administrata Trump sot nuk sheh qytetarin shqiptar si individ, por si pjesë të një mase që kërkon azil, që troket në dyert e welfare-it dhe që shfaqet në statistika të mjegullta. Kjo është padrejtësi, por edhe pasojë direkte e politikave që kanë prodhuar dëshpërim, varfëri dhe mungesë perspektive në Shqipëri.
Pezullimi i vizave emigratore nuk i ndëshkon abuzuesit, ata tashmë janë brenda sistemit, por familjet që presin bashkimin familjar, profesionistët që kanë ndjekur çdo rregull ligjor dhe njerëzit që nuk kanë kërkuar kurrë ndihmë sociale. Në emër të një shifre pa burim, mbyllen dyert për mijëra histori individuale.

Ndihma sociale nuk është shkaku. Në Tiranë duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë që Shqipëria të mos shfaqet më në këto lista turpi. Shpresa në Shqipëri nuk po shuhet rastësisht, por po mbytet çdo ditë nga një sistem që prej 35 vitesh riciklon të njëjtën kastë politike, të njëjtat fytyra dhe të njëjtat mekanizma pushteti. Demokracia reale ka mbetur slogan, jo përvojë qytetare. Rotacioni politik është bërë pothuajse i pamundur, zgjedhjet kontestohen rregullisht dhe nuk njihen nga palët, ndërsa raportet ndërkombëtare flasin çdo vit për të njëjtat plagë: institucione të dobëta, kapje të shtetit, korrupsion sistemik dhe drejtësi selektive. Në këtë mjedis, qytetari nuk sheh më ndryshim si rezultat vote, por vetëm si rezultat emigrimi.

Dhe si të mos ikin të rinjtë, kur jetojnë në një vend që mbytet sa herë bie shi, ku bujqësia dhe blegtoria janë shndërruar në dekor statistikor ndërkohë që tregjet mbushen me produkte importi, ku prodhimi vendor po vdes dhe shpresa po eksportohet bashkë me rininë? Ky nuk është thjesht dështim ekonomik, por dështim moral dhe politik. Është ky realitet i brendshëm, jo welfare-i amerikan, që e shtyn Shqipërinë drejt listave të turpit dhe qytetarët drejt dyerve të mbyllura të botës.

Next Post
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In