Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane sa i përket vendimit të qeverisë për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore.
Me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu është urdhëruar Komiteti Teknik i Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave që nga shpallja e këtij vendimi.
“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
-Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
-Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, thuhej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese./a.p