• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndalimi i Partizanit, Skënderbeu 50 mln lekë shpërblim Tiranës?

by A R
06/05/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kanë arritur fi toren kundër Laçit, e gjithë vëmendja e bardhekuqve ishte përqendruar në kryeqytet, ku do të luhej derbi mes Tiranës dhe Partizanit që kishte lidhje direkt me Skënderbeun për shkak të objektivit titull.
Barazimi i kundërshtarit i hapi dritën jeshile Skënderbeut për të thelluar akoma edhe më shumë diferencën në renditje, duke e çuar këtë të fundit në +4 nga Partizani.

Normalisht ky ishte një lajm i mirë që vinte nga kryeqyteti pas fitores tenistike kundër Laçit. Të mërkurën, menjëherë pas takimit të mbyllur në Korçë, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i shoqëruar nga miqtë e tij zgjodhi ta shihte ndeshjen nga Korça, te “Life Gallery”, atje ku ka gëzuar barazimin dhe frenimin e kundërshtarit.

Pikërisht dje, në orët e vona të mbrëmjes, është konfirmuar edhe fakti se Takaj i kishte premtuar 50 milionë lekë të vjetër premio Tiranës në rast se mundte Partizanin në këtë takim, duke u dhënë edhe një motiv akoma edhe më të madh bardhebluve veç nderit të derbit dhe luftës për një vend në Europë.

Pikërisht një gjë e tillë duket se e motivoi Tiranën, e cila kërkonte më shumë nga ai takim, por rrjedhimisht i bënte një nder të madh Skënderbeut për t’u shkëputur akoma edhe më shumë. Një premio të tillë e bënë me dije burime të sigurta të gazetës se Takaj ia premtoi Tiranës në rast suksesi ndaj Partizanit dhe duke “larë” kështu atë premio të të kuqve ndaj Tërbunit që mori suksesin në Korçë dhe i kaloi thuajse në “kolaps” bardhekuqtë.

Gjithsesi nuk dihet nëse është premtuar ndonjë shumë parash edhe në rast barazimi… Vetë Takaj dje kishte dy arsye për të bërë tifo për bardheblutë. Fillimisht, për shkak se është tifoz i këtij ekipi që kur luante te Tirana në rininë e tij dhe, së dyti, një rezultat pozitiv i bardhebluve lidhej ngushtë me afrimin drejt titullit të Skënderbeut. Titulli Titulli i gjashtë për Skënderbeun është vetëm një fitore larg.

Pas barazimit të Partizanit dhe diferencës që tashmë ka shkuar në 4 pikë, kur kemi hyrë në tri javët e fundit të kampionatit Skënderbeu po afrohet gjithmonë e më shumë me titullin e gjashtë radhazi duke thyer rekordin e vetes. Në kampin bardhekuq kanë filluar të bëjnë llogaritë me letër dhe laps në dorë.

Korçarët do të shpalleshin kampionë duke mundur Partizanin në Korçë edhe nëse do të humbnin të dy takimet e radhës kundër Teutës dhe Flamurtarit.

Por duket se të lësh që kampionati të vendoset në një ndeshje direkte nuk është në preferencat e Skënderbeut. Kështu që po llogariten me kujdes edhe dy “skenarë të tjerë” të mundshëm për të arritur te titulli.

Një nga llogaritë është tre barazime në tre takimet e mbetura, por me kusht që në ndeshjen direkte barazimi të mos ishte më shumë se 1-1, sërish titulli do të mbërrinte në Korçë.

Ndërsa llogaria e fundit është një humbje në Durrës, një barazim në ndeshjen direkte me Partizanin dhe një fitore me çdo kusht në Vlorë. Në këto tri raste bardhekuqtë shpallen kampionë për të gjashtën herë radhazi duke mbajtur sërish trofeun në juglindje./PanoramaSport/a.m.

Next Post

Vlorë/ Asgjesohen 1450 bimë narkotike të mbjella në toka pa pronarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In