• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndajeni mendjen, o me lindjen o me perëndimin

by Edvin Kulluri
04/07/2023 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

3 dhe 4 vite më parë dy ngjarje në dukje të parëndësishme ,sot përbëjnë profeci fatkeqe për Shqipërinë e sidomos Kosovën. E para ishte një konferencë e Qëndrës për Studime Strategjike George Marshall Center më qëndër në Gjermani, e cila financohet nga SHBA dhe Gjermania. Tema ishte “Rreziku nga ndërhyrjet e huaja në Ballkan”. Ndërsa ngjarja e dytë ka të bëjë me një studim të financuar Fondacioni Konrad Adenhauer në Sofje, me object ndikimin e mediave që bëjnë propagandë anti-perëndimore në vendet e Ballkanit. Ngjarjet dukeshin të parëndësishme për njerëzit që cështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe kombëtare( në thelb janë e njëjta gjë) I injorojnë në kohë paqeje, dhe për kohën që nuk ishte ende ajo e luftës në Ukrainë që shpërtheu në 2022, pra pak vite më vonë. Por në fakt këmbana e alarmit kishte rënë që në 2014, në një samit të NATO-s, ku ministrat e mbrojtjes së vëndeve të Balltikut, ngritën zërin për prezencën e shtuar ushtarake të Rusisë përmes stërvitjeve, në kufijtë e NATO-s.

Konferenca e mbajtur në Hotel Tirana në 2019 mblodhi ekspertë të cështjeve të sigurisë, diplomatë të akredituar në Tiranë dhe Presidentin e Republikë në atë kohë Ilir Meta dhe ish Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Cështjet kishin të bënin kryesisht me rrezikun e investimeve të vendeve jo-miqësore me perëndimin dhe Shqipërinë, projektet e tyre në infrastrukturë dhe sektorë strategjike. E po ashtu dhe me propagandën anti-perëndimore të mediave të caktuara. Për hir të së vërtetës, pikërisht në ato vite Shqipëria po përjetonte tensione të forta të provokuara pa shkaqe reale në raport me situatën në vend sic ishte bojkoti I zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe djegia e mandateve të deputetëve nga opozita. Dhe këto ishin vazhdim I “cadrës” së 2017 ku u dëgjuan dhe “piskamat’ e para ndaj “ambasadorëve të korruptuar”, që nuk I morëm vesh kurrë se kush ishin. E natyrisht në sfond qëndronin botimet e kontratave të lobimit të PD përmes Biniatta Trade, një kompani off-shorë me pronarë rusë, që një Zot e di për cfarë I shërbyen PD!

Por nderkohë, studimi I Adenhauer që është edhe Fondacion partner I PD, ngrinte një shqetësim sa paralel por po aq dhe të njëtjtë me atë të Marshall Center.  Dizinformacionin dhe propagandën e nxitur kryesisht prej fuqive autokratike lindore ndaj BE, NATO dhe SHBA. Receta është anatemimi I perëndimit si “I korruptuar”, “I degjeneruar” dhe “në krizë identiteti politik e kulturor”. Cuditërisht por dhe jo aq, këto media të listuara në atë studim qëndronin në vijën e parë të marrëzive të opozitës në protestat me Molotov nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit e deri tek një shkollë 8-vjecare në Shkodër.

Por tashmë këto janë histori dhe cështja e PD është “e arkivuar”! Nuk ka SHBA e BE që të ringjallin një parti të vdekur prej vetë dorës së saj. Cështja me rëndësishme është Kosova. Pikërisht sepse jo vetëm është më e rëndësishme se opozita e Tiranës për shqiptarinë në përgjithësi, por sepse është një nga dy cështjet që bashkë me Bosnjen, mund të destabilizojnë Ballkanin dhe Evropën  në këtë kohë lufte vetëm 2000 kilometra larg Ukrainës.

Pasi kemi thënë e stërthënë dëmin që po I shkaktojnë Vucic dhe Kurti me rradhë dialogut Sërbi-Kosovë që do conte drejt marrëveshjes së njohjes reciproke, duhet të vinte edhe vetë Bill Clinton të ritheksonte “marrëzinë e asaj që po ndodh në Kosovë”, duke ju referuar pa emër pikërisht Albin Kurtit. I cili jo rastëisht ka dhe në Tiranë megafonët e tij politikë dhe mediatikë. Biles njëri prej tyre është aq I cjerrë saqë na njoftoi mospjesëmarrjen e tij, a thua se është Allbright dhe jo një I punësuar që shitet për pronar.

Koha po tregon se 2 ngjarjet e cituara në hyrje të shkrimit nuk ishin as të parakohshme e as të pakuptimta. Dhe as nuk shbëjnë përgjegjësitë e mazhorancës në Tiranë për keq-qeverisje të dukshme apo dhe korrupsion që I jep oksigjen pakënaqësive të nxitura nga propaganda anti-perëndimore. Jo më kot disa prej tyre janë kandidatë për qelitë e burgjeve, sepse kanë larguar investime të mundshme perëndimore dhe ndikuar drejtëpërdrejtë në stanjacionin ekonomik. Por fakti është se ata që me ndërgjegje mungonin dje në fjalën e Bill Clinton që firmosi clirimin e Kosovës, duhet të ndajnë mëndjen bashkë me Albin Kurtin: do punojnë për një Kosovë të njohur me mbështetjene SHBA-BE dhe Shqipëri të demokracisë funksionale e tregut të lirë, apo do vazhdojnë të spërkasin votuesit e tyre me parrulla konspiracioniste anti-perëndimore. Nëse të parët që veprojnë në Tiranë janë me një këmbë në varr, gjitnjë në kuptimin politik të fjalës, Kurti është ende në kohë që të mos dëmtojë Kosovën e në fund të shkaterrojë veten. Sepse Shqipëria e Kosova e kanë vendin në Evropë e jo në librat e pagesave të stepave të largëta që na kanë lënë 50 vite mbrapa.

Next Post
Dy kishin rolin e ekzekutorit, tjetri shofer / Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Krujë

Detaje nga krimi në Larushk / Makina e atentatit ishte vjedhur në Tiranë, gjenden tre kallashnikovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In