Johanna Quandt, trashëgimtarja e firmës së makinave Bmw, ka ndërruar jetë. Gruaja e cila kishte 16.7% të aksioneve të firmës bavareze, humbi jetën të hënën në moshën 89 vjeçare në Bad Homburg të Gjermanisë.
Ky fakt u konfirmua nga një zëdhënës i familjes, i cili konfirmoi zërat që qarkullonin mbi shuarjen e saj. Johanna, ishte një nga femrat më të pasura në botë.









