Një lajm i trishtueshëm për kombëtaren e Brazilit dhe për gjithë tifozët e kësaj kombëtare. Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, tifozi i famshëm, Clovis Acosta Fernandes.
Ai u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë në humbjen 7 me 1 nga Gjermania. Clovis Acosta Fernandes ishte tifoz aktiv i Kombëtares braziliane që në vitin 1990.