Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare ish-presidenti dhe kryeministri izraelit, Shimon Peres.
Ish-presidenti vuante nga ishemia, ndërsa prej kohësh merrte trajtim të specializuar mjekësor.
Peres ka qenë herë kryeministër, ndërkohë që mbajti postin e presidentit në vitet 2007-2014.
Ish-presidenti ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994 për rolin e luajtur në negociatat për marrëveshjen e Oslos, ku u arrit paqja me palestinezët.
shqiptarja.com/d.i.