• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare legjenda e wrestling, Hulk Hogan

by A R
24/07/2025 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hulk Hogan, një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të wrestling-ut, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga kompania World Wrestling Entertainment (WWE), e cila nuk ka dhënë detaje të tjera rreth shkakut të vdekjes.

I njohur për stilin e tij të bujshëm, fizik të jashtëzakonshëm dhe karizmën që elektrizonte skenën, Hogan ndihmoi në transformimin e wrestling-ut nga një spektakël lokal në një industri shumë miliardë dollarëshe. Me flokët biondë, mustaqet e famshme dhe “24-inçët” e tij legjendarë – siç i quante bicepsat – ai u bë një ikonë e vërtetë kulturore.

Pavarësisht se kishte lënë ringun prej vitesh, Hogan mbeti në qendër të vëmendjes. Më së shumti u përfol në vitin 2024, kur u shfaq në Konventën Kombëtare Republikane, ku shqeu bluzën për të zbuluar një fanellë Trump/Vance, në një moment që bëri xhiron e mediave.

I lindur më 11 gusht 1953 në Augusta, Georgia, me emrin Terry Gene Bollea, ai hoqi dorë nga universiteti për të ndjekur rrugën e wrestling-ut. Karrierën e nisi në vitin 1977 dhe shumë shpejt u bë emër i madh në World Wrestling Federation (sot WWE). Emrin “Hulk” e mori pas krahasimeve me personazhin e fuqishëm të serialit The Incredible Hulk, ndërsa “Hogan” iu shtua për efekt skenik.

Me një gjatësi prej mbi 2 metra dhe peshë mbi 135 kg, ai vendosi një standard të ri për trupin e mundësve, duke frymëzuar breza të tërë sportistësh dhe fansash.

Next Post
Tragjedia në Patok, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit

Tragjedia në Patok, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In