Avokatja e njohur, Domenika Gjeçi, ka ndërruar jetë në moshë të re.
Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit e kanë dhënë kolegët, “Avokatët penalistë”, përmes një postimi në “Facebook”.
Për familjarët humbja e saj është akoma dhe më e rëndë. Domenika Gjeçi jo më larg se tre muaj më parë kishte humbur dhe vëllain.