Ish-Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Shtypi grek raporton se Papulias u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.
Karolos Papulias lindi në një fshat të Janinës në 4 Qershor 1929. Ai u zgjodh President i Greqisë në vitin 2004 pas propozimit të Kryeministrit grek në atë kohë Kostas Karamanlis.
Në 3 Shkurt 2010, Papulias u zgjodh përsëri President i Republikës me 266 vota pro. Jeta politike e Karolos Papulias ka nisur që herët, në vitin 1974, kur iu bashkua partisë PASOK dhe vazhdimisht ishte zgjedhur deputet i Janinës.
Ai ka mbajtur edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, zv/ministrit të Jashtëm dhe zv/ministër i Mbrojtjes.
/a.r